Në furgonin e tij të ngarkuar me pako pizhamesh, u gjetën 26 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogramë heroinë. Oficerët e Giuardia di Financa vendosën ta kontrollonin kamionin, pasi kishin vënë re shenja nervozizmi tek i riu shqiptar.
Pas arrestimit, policia ka sekuestruar furgonin me mall si dhe drogën, ndërsa 26-vjeçari ka përfunduar në burg.
Mesditën e së enjtes, një tjetër sasi droge prej 113 kilogramë marijuanë me destinacion Italinë, u sekuestrua në doganën e Durrësit brenda një kamioni me këpucë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)