Bari, bllokohen 3 shqiptarë me
180 mijë euro kesh në port

Bari, bllokohen 3 shqiptarë me<br />180 mijë euro kesh në port
BARI-  Tre shqiptarë janë ndaluar në portin e Barit pasi gjatë kontrollit i janë gjetur cash, shuma më të mëdha parash sesa 10 mijë euro, siç është parashikuar në ligj.

Shuma e gjetur nga policia është gati 180 mijë euro, dhe shqiptarët, njëri prej tyre nga Kosova, kishin shmangur detyrimin doganor për të paguar 5 % të shumës mbi kufirin e lejuar të transportimit të parave kesh.

Tre operacionet policore, që quan në gjetjen e 179 mijë e 800 eurove, u kryen nga funksionarët e zyrës së doganës në bashkëpunim me policinë e Guardia Di Financa në portin e Barit.

Tentativa e eksportimit të parave, nga Italia drejt Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme është kryer nga 2 shqiptarë. Nga porti i Barit shqiptari po tentonte të sillte në Shqipëri, në mënyrë të paligjshme, 58 mijë euro, ndërsa kosovari do të sillte 16 mijë euro.

Ndërsa shqiptari i tretë ka tentuar të fusë në Itali, në mënyrë të paligjshme një shumë prej 105. 800 mijë euro.
(sg/corrieredellasera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve