LUÇERA (BARI) – Një 40 vjecar shqiptar është arrestuar nga forcat policore në Lucera (rajoni i Puglias) pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Shtetasti shqiptar me inicialet B.M, punëtor në ndërtim sipas mediave italiane ishte dënuar me 3 vjet e 7 muaj burg. Vendimi i prokurorisë së Barit u mor në vitin 2003, kur ai u identifikua në Foggia si shpërndarës dhe pjesë e trafikut të lëndëve nartkotike.

(aq/shqiptarja.com)