BARI – Merr fund arratia e Armando Salillarit, shqiptarit të shumëkërkuar për trafik droge. Policia e Barit bëri sot të ditur se pas bashkëpunimit me Agjencinë Britanike të luftës kundër krimit, kanë arrestuar Salillarin, ndaj të cilit ka një urdhër arresti pas operacionit “Durrës 2009”.
Në kohën kur nisën hetimet për këtë cështje, Armando Salillari, i cili bënte pjesë në organizatën e trafikut të drogës me qendër në Rimini, ishte strehuar në Britaninë e Madhe pas falsifikimit të dokumentave dhe ndryshimit të emrit.
Policia italiane ka lëshuar mandatet e arrestit edhe për dy shqiptareë të tjerë në arrati, për të cilët vazhdon kërkimi nëpërmjet policive të vendeve të tjera.

ARRESTIMET
Një javë Operacioni i policisë italiane i koduar me emrin “Durrësi” ka çuar në pranga nëntë shqiptarë. Hetuesit e antimafias italiane kanë gjetur prova se për trafikun e kokainës urdhrat e trafikut jepeshin direkt nga Durrësi në Shqipëri dhe zbatoheshin nga celulat e trafikimit dhe shpërndarjes së drogës në disa qytete të Italisë dhe në Gjermani.
(aq/shqiptarja.com)