Bari, sekuestrohen 12 kuintalë
drogë me vlerë 12 milionë euro

Bari, sekuestrohen 12 kuintalë<br />drogë me vlerë 12 milionë euro
Rreth 12 kuintalë marijuanë janë sekuestruar nga Guardia di finanza në portin e Barit, në Itali.

Sipas autoriteteve vlera e lëndës narkotike, e cila u gjet e braktisur në një gomone në treg do të kishte vlerën e 12 milionë eurove.

Droga ishte e ndarë në 80 paketa dhe u gjet e braktisur në një gomone rreth 10 metra të gjatë. Rojet bregdetare pikasën një anije që udhëtonte me shpejtësi në brigjet detare të Pulias dhe më pas i janë vënë në ndjekje.

Sapo autoritet iu afruan gomones skafistët shtuan shpejtësinë. Në ndjekje të saj ishin vënë anijet Guardia Di Financas që janë pjesë e operacionit “Triton” për shpëtimin e refugjatëve.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë