Bari/Itali, radhë kilometrike në port… turistë dhe pasagjerë nën diellin përvëlues (FOTO)

Bari/Itali, radhë kilometrike në port… turistë dhe pasagjerë nën diellin përvëlues (FOTO)

Tension, temperatura të larta dhe frikë nga infektimi prej Covid këtë mëngjes në portin e Barit në Itali ku mbërrijnë edhe shumë shqiptarë, teksa disa anije me pasagjerë kanë zbarkuar përballë vetëm dy portave të mundshme të hyrjes.

Dy radhë kilometrike janë formuar me turistë dhe pasagjerë që kanë mbërritur në Puglia - për punë ose për shkaqe të tjera – të cilët kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në pritje për orë të tëra nën një diell përvëlonjës.

“Kjo situatë tregon falimentimin e strukturave tona” – komentoi Filippo Melchiorre, autoritet i Bashkisë së qytetit të Barit dhe deputeti i Puglias Marcello Gemmato

“Në një rajon që pothuajse çdo ditë ‘lehtëson’ zbarkimin e imigrantëve të paligjshëm, ata që mbërrijnë rregullisht në brigjet tona janë të detyruar të durojnë situate të tilla krejtësisht të papranueshme. Padyshim që jemi përballur me një trajtim të pabarabartë të atyre që zbarkojnë në brigjet e Barit. Ne shprehim solidaritetin tonë me policinë dhe punonjësit e portit, të cilët përballen pothuajse çdo ditë me vështirësi në menaxhimin e situatave të ngjashme”, - u shprehën ata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja