Guardia di Finanza në Bari të Italisë, së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave të Barit, kanë sekuestruar në portin e Barit një rimorkio të ngarkuar me elektroshtëpiake të përdorura që kishin destinacion final portin e Durrësit në Shqipëri.
Dokumentacioni tregtar me të cilin ishte pajisur shoferi detyrpi Agjencinë e Doganave në Bari të kryente një kontroll fizik të kujdesshëm gjatë të cilit u evidentua ngarkesa e mallrave e përbërë nga rreth treqind furra dhe makina larëse të përdorura për mbi 18 tonë peshë.
Kjo ngarkesë u inspektua me kujdes dhe u konstatua se mungonin dokumenta shoqërues malli të cilat do të vërtetonin se mallrat e sekuestruara mund të përdoreshin. Nga autoritetet mallrat u konsideruan si mbeturina dhe dërgesa e paligjshme dhe e dënueshme penalisht nga legjislacioni italian për mjedisin.
Aktiviteti i kontrollit çoi në sekuestrimin penal të mallrave në fjalë si dhe rimorkios së përdorur, për shkak të transportimit dhe administrimit të paligjshëm të mbeturinave dhe trafikimin e tyre, si dhe në procedim për përfaqësuesit ligjor të kompanisë eksportuese.
-
Keto ngarkesa qe vijne nga gjermania me lavatrice dhe soba te perdorura kane 25 vjet qe operojne rregullisht nga porti i barit dhe ancones me 5-10 kamione ne muaj,,,,nuk eshte hera e pare qe vijne ne portin e barit,,,pasi paguhet dogana ketu ato merren nga pronaret dhe disa riparohen dhe shiten me cmim 150.000 leke,,,te vjetra,,ka shume pika ne tirane qe shesin lavatrice e soba gjermane,,,cdo gje eshte legale....prandaj mos ja fusni kot o komentues debile...
Përgjigju -
Mos u merzitni o njerez,kjo pune do te vazhdoje te pakten dhe 100 vjet Ligjet jane per tu tallur me B.E dhe per naivet qe mendojne se po ndertohet shteti
Përgjigju -
Boll te kalonin ketej se ishte zgjidhur muabeti ca lek doganierve dhe le te vdesin njerzit hallexhinj qe i blejne kujt i plasi
Përgjigju -
Keto ngarkesa kane 20 vjet e behen rregullisht nga porti i barit me te njejtat dokumente,,;nuk kemi shtet ne,,....
Përgjigju-
Kur ke pas shtetet gjat ktyre 30 vitesh kto jan kriminela e haidut po ishallh te lirohet malli ty
-









Komente
Komento