Ditëve të fundvitit nuk mund ti mungojnë të ftuarit specialë në kuzhinën e zonjës Tefta  në emisionin Rreze Dielli.

rreze dielli

I ftuar këtë herë ka qenë barmani i njohur shqiptar Ilir Dushkaj. Megjithatë këtë herë Iliri u paraqit si kuzhinier duke sjellë për shikuesit e “Rreze Dielli” ku receta mjaft të thjeshta por të shijshme të huazuara nga kuzhina italiane.

rreze dielli

Këto receta janë gjithashtu një ide mjaft e mirë sa i përket tavolinës së fundvitit. “Makarona me kungull dhe presh” dhe “Eskallop me domate” kanë qenë dy pjatat e shijshme e përgatitura në emisionin e sotëm.

rreze dielli

Minutat e gatimit u shoqëruan gjithashtu nga biseda mjaft të këndshme ku Iliri ndau disa nga eksperiencat e tij sa i përket  gatimit dhe qëndrimit të tij në Itali.

rreze dielli

Gjithashtu Dushkaj nuk ka pa përmendur edhe ngjashmëritë midis qytetit verior të Shkodrës dhe Italisë.

rreze dielli

Në këtë mënyrë mes humorit, gatimeve dhe çasteve të këndshme është përmbyllur edhe një puntatë tjetër “Të gatuajmë me Zonjën Tefta”, e cila si gjithmonë rezervon surpriza të shumta për shikuesit dhe amvisat.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)