Barnat, grosistët: S'na japin
zgjidhje, i duan kontrabandë

Barnat, grosistët: S'na japin<br />zgjidhje, i duan kontrabandë
TIRANE - Përplasja mes ministrisë së Financave dhe importuesve të barnave rrezikon të lërë pa barna tregun e hapur farmaceutik në vendin tonë. Kastriot Zoto, kryetar i shoqatës së importuesve të barnave në vendin tonë, thotë për “Shqiptarja.com” se kërkesa e bërë nga financat është absurde. Për këtë arsye, aktualisht në doganën e Tiranës, janë të bllokuara qindra mijëra euro barna, pasi nuk zhdoganohen.

“Kërkesa e ministrisë së Finanacave për pullën dyfishe është absurde. Ne deri më tani kemi operuar me pullën që prodhonte Qendra Kombëtare e Barnave dhe ajo ishte një pullë shumë e sigurtë, por këta duan që ne të porosisim te koncensioneri i tyre, në mënyrë që të na marrë ca lekë. Ne nuk e bëjmë dot këtë, pasi edhe sikur të duam, nuk kemi mundësi. Kam kontaktuar dje ne firmat më të mëdha të prodhimit të barnave në Austri dhe në Gjermani dhe u habitën. Më thanë ne nuk mund që në fabrikën tonë, të ngjisim pullat tuaja.

Barnat kalojnë në 1000 komisione që të marrin firmën për t’u hedhur në treg. Kjo është një çështje e juaja dhe duhet ta zgjidhni me qeverinë tuaj. Ne jemi i vetmi shtet që sulmon biznesin. Këta duan tani që në këtë situatë të krijuar të fusin ilaçe kontrabandë. Nëse nuk zgjidhet situata, rrezikon që një pjesë e madhe e të sëmurëve të mbesin pa ilaçe. Unë konkretisht kam mbi 100 mijë euro barna të bllokuara në doganë, janë me dhjetra firma që kanë të njëjtin problem. Në ministrinë e Shëndetësisë aktualisht janë me leje dhe askush nuk na përgjigjet”, - na shpjegon Kastriot Zoto.

RRITET ÇMIMI

Por aplikimi i kësaj pulle të re, duket se do të ketë një impakt edhe në rritjen e çmimit. Sipas udhëzimit që Qendra Kombëtare e Barnave u ka shpërndarë importuesve dhe prodhuesve të barnave në vendin tonë përcaktohet se “çmimi i pullës së vetme të kontrollit të barnave është 14.43 euro për 1.000 copë pulla. Në këtë çmim, nuk është përfshirë TVSH-ja dhe çdo taksë tjetër e zbatueshme sipas legjislacionit shqiptar”, - thuhet në këtë udhëzim. Por si do të reflekjtohet kjo në çmimin e ilaçeve që do të blejnë konsumatorët? Ja si na e shpjegojnë specialistët.

“Kostoja e prodhimit të pullës fiskale për barnat do të jetë 4.9 lekë për copë nga 0.7 lekë që është sot. Më pas shtohet, kostoja e transportit të pullave që bëhet me DHL që është 40 euro për zarf plus peshën e tyre, çmimi shkon në 110 euro ose 15 mijë lekë. Kostoja totale e një pulle do të jetë mbi 10 lekë për copë pra 93% më e lartë se pulla e sotme, kosto që do shtohet në bar. P.sh. Atenololi, si alternativë e para e listës së rimbursimit, ka çmim deri në 300 lekë për kuti. Po t’i shtojmë dhe 10 lekë koston e pullës fiskale, çmimi i një kutie shkon 310 lekë, ose 3.5% me i lartë (Vlera e TVSH 14% + 3.5% pulla fiskale= 17.5%). Ndërkohë që kursi i këmbimit të euros, bazuar në vendimin e qeverisë për vitin 2012 do të jetë 140.1, nga 137.6 që është sot, pra 2.5 % më i lartë që do i shtohet çmimit të barit. Pra totali i rritjes së çmimit të barnave pas vendosjes së pullës fiskale do të jetë 20% më i lartë se para aplikimit të TVSH”, - na shpjegojnë ata.
 
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt 08.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni i F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia

Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni i F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia