Barnat pa recetë, përshkallëzohen masat për farmacitë, ministrja Manastirliu: Asnjë tolerancë për ato që abuzojnë

Përshkallëzohen masat për farmacitë që shkelin rregullat. Taskë-forca e ngritur nga Ministrja Ogerta Manastirliu ka kaluar në sitë 204 farmaci, për tregtim të barnave pa recetë dhe jashtë kushteve të ruajtjes së tyre. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë .

Nuk mund të lejojmë më, dhe nuk mund të lejojmë që të ketë farmaci të cilët shesin barnaa pa recetë, të cilat dëmtojnë publikun, dëmtojnë qytetarin. Dhe ajo çfarë ne po bëjmë, dhe do vazhdojmë ta bëjmë, është një luftë çdo ditë me ata të cilët thyejnë ligjin, për sa i përket barnave pa recetë, barnave pa pullë, tregtimit në kushte jo të mira. 

Ministrja Ogerta Manastirliu

Sipas ministres Manastirliu vazhdon me intensitet kontrolli i farmacive në vend. Nga kontrolli rezultojnë 90 shkelje administrative, nga të cilat pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë.  Shkeljet konstatojnë në tregtimin e barnave pa recetën e mjekut, mungesën e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit, tregimi i barnave pa pullën e kontrollit dhe mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë. Kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

 

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin