Barnat, shtrenjtohen me 20 %
do vendoset pullë fiskale

Barnat, shtrenjtohen me 20 %<br />do vendoset pullë fiskale
TIRANE- Shumë shpejt pacientët shqiptarë do t'i blejnë barnat 20 për qind më shtrenjtë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë do aplikojë mbi çdo medikament pullën fiskale, e cila ka një kosto 20 për qind të çmimit të barit dhe që do e paguajë vetë i sëmuri.

Denoncimi është bërë nga nga kreu i "Urdhrit të Farmacistit", Arjan Jaupllari, dje gjatë kongresit të farmaceutikës në vendin tonë. Ai ka deklaruar se ministria e Shëndetësisë ka shkelur të gjitha rregullat e lojës, duke shkatërruar kështu plotësisht tregun farmaceutik. Sipas tij, ministria e Shëndetësisë, vetëm vitin e fundit ka marrë dy vendime të rëndësishme, atë të aplikimit të TVSH dhe pullës fiskale mbi çdo medikament që kanë një kosto të madhe mbi çmimim dhe në asnjërin rast nuk janë thirrur për diskutim grupet e intersit dhe këto vendime janë marrë pavarësisht kundërshtimeve të tyre.
 
"Sistemi farmaceutik në këto pesë vite ka bërë vetëm hapa mbrapa dhe jo hapa përpara. Sot sistemi farmaceutik po i drejtohet greminës. Është hequr koncepti i negocimit, është hequr distanca, janë hequr kriteret për hapjen e farmacive, është vendosur TVSH e barnave, është vendosur një pullë, e cila do të jetë pulla fiskale që do të rrisë çmimin për vitin 2012 rreth 20 përqind më shumë se sa pulla e sotme", - deklaroi Jaupllari.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit