Barroso falenderon Nishanin, do
rritet bashkëpunimi BE-Shqipëri

Barroso falenderon Nishanin, do<br />rritet bashkëpunimi BE-Shqipëri
Ish-Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso i ka dërguar një mesazh presidentit Bujar Nishani për bashkëpunimin mes tyre. Sipas tij bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të vazhdojë të zgjerohet e të thellohet në të ardhmen.”
 
“Në ditët e fundit të mandatit tim dhjetëvjeçar si President i Komisionit Evropian, dëshiroj t’ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj të dobishëm përgjatë kësaj periudhe intensive, por edhe shumë shpërblyese gjithashtu. Kur hyra në zyrat qendrore të Komisionit Evropian në nëntor të vitit 2004, natyrisht që isha i ndërgjegjshëm se sa kërkuese do të ishte puna, por nuk mund ta kisha parashikuar kurrë se çfarë na priste në të ardhmen”, shkruan Barroso.
 
Sipas tij, megjithëse BE është në kaloi një kohë të vështirë, nëpërmjet bashkëpunimit është mundur ta mbajmë të bashkuar dhe të hapur duke e bërë atë kështu edhe më të fortë.
 
“Kemi qëndruar të bashkuar dhe jemi zgjeruar me sukses duke rritur numrin e anëtarëve nga 15 në 28. Kemi përfshirë një mënyrë të re të punuari pas Traktatit të Lisbonës dhe jemi përshtatur për ta përgatitur më mirë bashkimin që të përballet me sfidat dhe të shfrytëzojë mundësitë që sjell globalizimi. Dhe përkundrejt të gjitha shanseve dhe parashikimeve të shumë njerëzve, kemi treguar aftësitë ripërtëritëse të jashtëzakonshme të Bashkimit Evropian nëpërmjet vullnetit politik dhe udhëheqjes. Kjo ripërtëritje, sidomos përgjatë çasteve më të vështira, nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e vazhdueshme që shumë vetë i kanë dhënë projektit të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian si një institucion dhe mua vetë, si President i tij”, thekson ish presidenti i KE-së.  
 




Redaksia Online
(g.f/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën