BRUKSEL - Përzgjedhja e projektit TAP si një rrugë për korridorin jugor të gazit europian përbën një "sukses të përbashkët dhe një moment historik për Bashkimin Europian."
Ky është komenti i Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso pas njoftimit zyrtar të operatorëve të Azerbajxhanit “Shah Deniz II” në përzgjedhjen e gazsjellësit Trans-Adriatik Pipeline që do të jetë përçuesi i gazit që do të kalojë në Greqi, Shqipëri, Itali dhe Europë.
"Unë jam i bindur, –shtoi Barroso,-se vendimi i sotëm do të rivendosë një shtysë të re për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të tërë korridorit jugor të gazit, që lidh Detin Kaspik me Bashkimin Evropian. Ne kemi një angazhim të fortë nga ana e Azerbajxhanit se gazi do të trasportohet në Evropë nëpërmjet një tubacioni të ri tha Komisioneri i BE-së për Energjinë, Gunther Oettinger duke thënë se tani kemi një partner të ri për furnimizimin me gaz dhe kam besim se ne do të marrim më shumë gaz në të ardhmen.”
Ky projekt reflekton një shtytje të Bashkimit Evropian për alternativa ndaj importeve të gazit rus dhe pritet të fillojë furnizimin në 2019.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com