Bashën e lëshojnë nervat: Zorraxhinj
mediatikë i janë turrur grevistëve

Bashën e lëshojnë nervat: Zorraxhinj<br />mediatikë i janë turrur grevistëve
TIRANE- Kryetari e PD Lulzim Basha e kanë lëshuar nervat dje, teksa ka parë dështimin e protestës për të cilën kishte punuar dy javë rresht. Ai u është turrur mediave, duke i cilësuar të shitura.
Pas dërgimit në spital të njërës prej grevisteve e cila kishte shfaqur shqetësime në stomak, grevistët e harruar për shkak të dështimit të protestës, më në fund janë vizituar nga kreu i PD Lulzim Basha. Ai akuzoi qeverinë se po tregohet e shurdhër dhe e pa shpirt ndaj grevistëve.

“Ajo që na shqetëson është jo vetëm pashpirtësia që është materializuar në sjelljen e paligjshme të Edi Ramës karshi këtyre burrave dhe grave por edhe vazhdimi i kësaj pashpirtësie. Është pashpirtësi e Edi Ramës ndaj 8000 qytetarëve. Asnjë zyrtar i vetëm nuk ka treguar asnjë shenjë njerëzillëku për tu interesuar se çfarë po ndodh 30 m larg dritares së kryeministrisë. Kjo është një grevë njerëzore, jo politike. Të ishte politike do bëheshin ndryshe hesapet. Grevistëve u janë turrur disa zorraxhinj mediatikë, zorraxhinj me qera do ketë gjithmonë, kur kemi një qeveri me një kryeministër që nuk u rri përgjegjësive të veta”, u shpreh Basha.
 
Protesta
Veç deklaratave të krerëve të PD, grevistët e urisë duket se nuk po arrijnë të marrin mbështetje nga publiku. Madje numri i ulët i pjesëmarrësve në tubimin e djeshëm, ka bërë që dhe kreu i PD të mos përmendë situatën që është duke ndodhur në sheshin para piramidës në qendër të Tiranës. Ndërsa pjesëmarrësit në tubim, menjëherë pas mbylljes së fjalimit, kanë preferuar të largohen menjëherë, duke i lënë grevistët nën monitorimin e gazetarëve dhe pa asnjë mbështetje morale. Kreu i PD Lulzim Basha për 23 minuta akuzoi qeverinë se është bashkëpunëtore për trafikun e drogës.

Ai tha vetëm një fjalë për grevistët se PD i mbështet ata dhe kaq. “Edi Rama me kupolën e tij u kanë hyrë në hak zgjedhësisve të majtë dhe gjithë shqiptarëve me premtim/mashtrimet e tyre të paskrupullta, me përkeqësimin që kanë sjellë e po thellojnë çdo ditë në ekonomi, në rend dhe në çdo fushë tjetër, me arrogancën dhe arbitraritetin që kanë dëshmuar ndaj çdo shtese shoqërore, siç janë edhe nëpunësit e administratës civile të shkarkuar në kundërshtim me ligjin dhe janë detyruar të ngujohen në grevën sublime të urisë ngaqë kryeministrit i vendit nuk zbaton vendimet e gjykatave, si të ishte ky vend një sulltanat i tij dhe jo një republikë e ligjit”, tha Basha. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç