Basha: 100 ditët në bashki
Plani urbanistik në maj 2012

Basha: 100 ditët në bashki<br />Plani urbanistik në maj 2012
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ndodhet në një konferencë për shtyp për të prezantuar punën në 100 ditët e para në krye të bashkisë më të madhe në Shqipëri, ku në qendër të punës së tij sic deklaroi është “qytetari”.

Basha tha se pritja e qytetarëve ka vazhduar të premten e cdo jave, dhe premtoi një grafik për pritjen e qytetarëve nga të gjithë nivelet drejtuese të bashkisë së Tiranës. Duke arritur trajtimin e problemeve për gati 700- 800 qytetarë në javë”.

Një tjetër premtim të mbajtur Basha quajti procesin e hipotekimit të apartamenteve në Tiranë.

Duke pranuar problemet që janë hasur për të cilat bëri me faj, administratën e paraardhësit të tij, Edi Rama, kryetari aktual premtoi se “hipotekimin e plotë të apartamenteve në Tiranë brenda afatit të përcaktuar”.

Madje duke iu përgjigjur gazetarëve, lidhur me akuzat e këshilltarëve socialistë të bashkisë se procesi i hipotekimit të apartamenteve ka nisur që në kohën kur bashkia drejtohej nga socialistët, Basha tha :”Nuk dua të merrem me heqjen apo marrjen e meritave. E rëndësishme që procesi ka nisur”

Basha premtoi realizimin e planit urbanistik brenda majit që vjen, ku „Do respektohen në mënyrë të plotë prona private dhe përfitimi i hapësirave të munguara publike.

Tjetër arritje përmendi rehabilitimin e trafikut të sheshut „Skënderbej“, shërbimin me një ndalesë për të gjitha lejet e licensat në qytetin e Tiranës, dhe firmosjen e marrëveshjes së kartës së studentit. Karta do i japë lehtësira të mëdha jetës së studentëve, shifra e të cilëve shumë shpejt do të arrijë në 100 mijë.

Premtimi për “bërjen e Tiranës më atraktiv për biznesin“ Basha tha se në këtë kuadër është reduktuar barra fiskale.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?