Basha: 25 prilli, masakër zgjedhore ose fitore e mazhorancës, bashkë s'shkojnë! Rama ka shtrirë dorën për të goditur demokratët, të dielën të dalim të bashkuar

Gjatë një takimi me demokratët në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ka mirëpritur çdo kritikë dhe çdo qëndrim qoftë edhe të padrejtë në PD, duket theksuar se të vetmin kundërshtar që ka, është Edi Rama.

"Sot ndodhem para jush në kushtet e një gare të brendshme statutore për kryetarin e Partisë Demokratike, një garë e cila po zhvillohet ndërkohë që Shqipëria po përjeton shokun dhe tronditjen e 25 prillit, e një procesi i cili në vetvete përbën hapin e fundit të regjimit për asgjësimin e demokracisë. Kurrë nuk ka qenë më sfidues, thirrja, tundimi për të mos iu dorëzuar anti-vlerave. Përballë kishim njerëzit e antivlerave, ikonat e korrupsionit dhe të krimit, lista të diktuara jo nga Partia Socialiste por nga krerët e kartelëve të drogës, nga oligarkët dhe shërbëtorët e tyre.

Partia demokratike ka mbetur ajo që ka lindur, ka mbetur forca politike, familja politike që lufton jo për veten e saj, jo për kolltuqet e saj, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët, të tillë kemi lindur me misionin për të sjellë demokracinë duke rrëzuar komunizmin, përmes sakrificave dhe punës vetëmohuese. Në këtë garë është normale, një nga vlerat që na diferencon me kundërshtarin që të ketë debate, të ketë konkurrencë, të ketë mendime të ndryshme, për gjithçka e në veçanti për kryetarin e partisë i cili ka përgjegjësi për drejtimin e partisë. I kam mirëpritur dhe mirëpres çdo kritikë dhe çdo qëndrim edhe kur janë të padrejta edhe kur janë të pa bazuara nuk i kam kthyer përgjigje por kam vendosur që t’i qëndroj mesazheve të mia për dy nga gjërat themelore për Shqipërinë sot. Masakrën zgjedhore si evidencë e rënies së demokracisë dhe përballjen me të vetmin armik, me të vetmin kundërshtar që kam jo vetëm unë por çdo demokrat që është Edi Rama dhe regjimi i tij i korruptuar", tha Basha.

Ndërkaq Basha tha se kryeministri Rama shtrin njërën dorë për bashkëpunim, kurse tjetrën për të goditur demokratët. Nga takimi me demokratët e degëve 4,5,8 dhe 9 në Tiranë, teksa bëri apel që të mos pranohet fitorja e zgjedhjeve parlamentare, Basha tha se 25 prilli ose është masakër zgjedhore ose është fitore e Edi Ramës dhe humbje e Partisë Demokratike. Të dyja bashkë, Basha tha se nuk mund të jenë. Ai u bëri thirrje demokratëve që ta dalin më të bashkuar pas zgjedhjeve brenda PD, që mbahen këtë të dielë.

"Dy metodat e tij të diversionit, e para, na shtrin dorën për bashkëpunim të cilën e kam refuzuar në mënyrë finale, të prerë dhe dua ta përsëris këtu para jush, nuk ka dhe nuk mund të ketë bashkëpunim. Së dyti dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me faktin që duhet të dalim nga kjo e dielë kaq të bashkuar sa jemi. Baza është e bashkuar.

Nxitimi, nguti i ndonjë mendje të turbulluar nuk mund të bëjë arsye për t’i rënë me shqelm sakrificës tuaj, sakrificës së demokratëve anembanë Shqipërisë. Ndaj i kam ftuar në Këshillin Kombëtar që nga dita e parë të gjithë që janë antarë të Këshillit Kombëtar, që pavarësisht mendimeve të ndryshme, apo diferenca për një gjë të jemi të bashkuar, dhe mos t’i shërbejmë Edi Ramës ta përdorë për një fije kashtë për tu kapur si i mbyturi dhe mas mos ta përdori si një vijë ndarëse për të krijuar një tjetër përçarje në gjirin tonë, si pikërisht tani kur jemi të bashkuar dhe duhet të jemi edhe më të bashkuar.

25 prilli ose është masakër zgjedhore ose është fitore e Edi Ramës dhe humbje e Partisë Demokratike. Të dyja bashkë nuk mudn të jenë. Ndaj në 13 qershor sigurisht vota është për kryetarin e Partisë Demokratike, fleta e votimit nuk është referendum për këtë pyetje, por për fat të keq po kthehet edhe në referendum për këtë pyetje. Domethënia dhe kuptimi i  vetëm i shtrirjes së dorës për bashkëpunim kur dorën tjetër e ka shtrirë për të goditur siç po i godet ditë për ditë demokratët anembanë Tiranës, anembanë Shqipërisë", shtoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
Basha thirrje demokratëve: Këtë të dielë të zgjedhim të jemi të bashkuar kundër regjimit Rama-Doshi

Kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje demokratëve që të zgjedhin të vazhdojnë të jenë të bashkuar në betejën kundër regjimit Rama-Doshi.

Në një reagim në mediat sociale, Basha thekson se do të zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën që na kanë dhënë njerëzit.

'Këtë të dielë do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën që na kanë dhënë njerëzit. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë për ndryshimin, për demokracinë, për Shqipërinë!'- shkruan Basha.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 09/06/2021 23:54

    Mosss edhe kete e ka bere Rama? Luli qenka mund nga nje manipulues planetar!!!!

    Përgjigju
  • dulja: 09/06/2021 17:19

    cfare masker more jepe dore heqje dhe leri justifikimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen