Basha: 3 parakushte qeverisë
 zgjedhjet me qeveri teknike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komunikoi për mediat 3 vendimet e grupit parlamentar demokrat lidhur me reformën zgjedhore.

Pjesë e diskutimeve në grupin e PD ka qenë ndryshimi i ligjit elektoral, krahas debateve për reformën në drejtësi. 

Basha tha se PD ka gati platformën e do t'i kërkojë komisionit ad hoc votimin elektronik, kriminalizimin e donacioneve private për partitë politike si dhe hapësirë të barabartë mediatike për çdo forcë politike. 

"Sot, PD finalizoi diskutimet për platformën tonë elektorale, në kuptmin e procesit zgjedhor. I propozojmë komisionit votimin elektronik, kontrollin e financave të partive e kriminalizimin e donacioneve private, kufizimin e shpenzimeve në fushata elektorale, të cilat janë para korrupsioni apo krimi, lirinë e medias dhe hapësirën e barabartë të partive politike në hapësirën mediatike e parametra europianë për zgjedhje të lira e të ndershme", tha Basha.

Ai shtoi se zgjedhjet e lira e të ndershmë do të garantoheshin vetëm nga një qeveri teknike, duke shprehur kështu mungesë besimi te mazhoranca dhe kryeministri Rama. 

"Parametri mbetet një qeveri teknike pasi Edi Rama nuk është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Këto janë 3 parakushtet", tha Basha.  

Duke komentuar debatet në PD, Basha tha se ka patur e do të ketë debate, pasi PD është parti e rrahjes së mendimeve.

Për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, Basha njoftoi se PD do të çelë një portal ku të gjithë qytetarët të kenë mundësi të denoncojnë zyrtarët e inkriminuar. 

"Është një ditë e mirë sepse po fillojnë të kërcasin ingranazhet e krimit të veshur me pushtet. PD fton qytetarët të bëhen pjesë e denoncimit pranë një portali të posaçëm, çfarë dinë ata për zyrtarët e inkriminuar nga drejtorë ujësjellësat e deri në Kuvendin e Shqipërisë. Ftoj qytetarët të bëhen pjesë e dekriminalizimit të ligjit, për të larguar nga politika e vendimmarrja njerëzit me rekorde të tmerrshme kriminale", tha ndër të tjera kreu i PD.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale