Basha: 35 për qind e deputetëve
të ardhshëm do të jenë nga FRPD‏

Basha: 35 për qind e deputetëve<br />të ardhshëm do të jenë nga FRPD‏
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Ai tha se 35% e të anëtarëve të rinj të këtij Forumi, do të jenë në listën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Përballë entuziazmit të të rinjve, Basha tha se do t'i propozojë brenda pak ditëve, Këshilli Kombëtar të PD, si organ vendimmarrës, përfshirjen e kuotës së përfaqësimit të anëtarëve të FRPD, në listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. 

“Dhe unë kam marrë një vendim dhe e ruajta për tua komunikuar ju e përmes ju të gjithë të rinjve demokratë anembanë Shqipërisë. Atyre që u dhanë bukuri kësaj gare të mrekullueshme me votën e tyre, atyre që me të drejtë kërkojnë përfaqësim më të madh në vendimarrjen e kësaj partie, e kësaj shtëpie të lirisë dhe çdo të riu e çdo të reje shqiptare por edhe prindërve të tyre u them sot se unë kam vendosur ti propozoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike adoptimin e kuotës së përfaqësimit të të rinjve prej 35 % në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”, u shpreh ai. 
 
Partia Demokratike ka përmbyllur kështu procesin e zgjedhjes së krerëve të Forumeve Rinore nëpër rrethe dhe në takim me të rinjtë fitues, Lulzim Basha gjeti rastin të sulmojë edhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, karvani i mjerë i Edi Ramës është nisur për në stepat e Orientit. 

“Karvani i mjerë i Edi Ramës është nisur për në stepat e Orientit. E pret Orienti, i politik i dallkaukëve, i allishverisheve, i palaçove, i abuzimeve, i gangsterëve. Uroj dhe shpresoj, jo vetëm për të mirët e socialistëve shqiptarë por për të mirën e këtij vendi që këtë karvan të kenë forcë ta kthejnë nga perëndimi e jo nga linja për nga është nisur. Por nëj gjë të jetë e sigurtë. Pavarësisht se ku shkon karvani i tij me qentë që i lehin, me macet që i mjaullinë apo që i kuisin, ne jemi të vendosur ta çojmë anijen e Shqipërisë në drejtim të perëndimit dhe vlerave perëndimore. Dhe do ta bëjmë. Duke i dhënë Shqipërisë përmes rinisë demokrate garën më të pastër dhe të parën garë primare në Shqipëri, në Ballkan dhe në dijeninë time, në Europë që do të përcaktojë 35 % të kandidatëve të ardhshëm nga radhët e rinisë për Parlamentin shqiptar”, tha Basha.

Basha ftoi të rinjtë dhe përmes fjalës së mbajtur para tyre gjithë qytetarët për revoltë për atë që e quajti regjim të oligarkëve dhe korrupsionit.
Fjala e plote e kryetarit te PD Basha me te rinjtë

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'