Basha: 4 vite pa taksa
për Bizneset e reja

Basha: 4 vite pa taksa<br />për Bizneset e reja
Kryebashkiaku Lulzim Basha mori pjesë sot në hapjen e një biznesi të ri tele-marketingu në Tiranë, i cili do të punësojë 100 persona.

Gjatë eventit Basha u shpreh se objektivi kryesor i Bashkisë së Tiranës është punësimi. Basha tha se shumë shpejt do të zyrtarizohet përjashtimin nga pagesa e taksave lokale për katër vite të çdo biznesi të ri që punëson mbi 50 punonjës.

“Kemi hequr 60 tarifa dhe taksa. Po punojmë me Korporatën Ndërkombëtarë Botërore, që brenda janarit bizneset dhe investitorët vendas dhe të huaj të shërbehen në një ndalesë nga Bashkia e Tiranës për të gjithë lejet dhe liçencat që jep kjo Bashki dhe për të gjithë bizneset që do të punësojnë rishtasi 50 të punësuar apo më shumë, Bashkia e Tiranës do të heqë plotësisht taksat lokale për 4 vjet, sepse siç e thashë, punësimi është qëllimi kryesor i Bashkisë së Tiranës.” tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi