Basha: 400 mln USD në kontot e
qeveritarëve, ndoshta në Panama 

Basha: 400 mln USD në kontot e<br />qeveritarëve, ndoshta në Panama 
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar bashkëbisedimin me fermerë, mjekë, mësues inxhinierë e profesionistë të tjerë në Fier.
Kreu i opozitës u dëgjuar shqetësimet e banorëve të fshatrave të fierit për mungesën e investimeve në zonat e tyre në infrastrukturë në subvencione apo dhe për mungesë të shërbimit shëndetësor.

Pas gjykatës, e kam sëmurë, me 30 milion lekë në muaj dhe ja hoqën atë pensionin. Dhe jam detyruar, kam kartën e Lulzim Bashës në vend. Ajo PS e ka groposur këtë vend” tha një banor, ndërsa një tjetër shtoi se, ‘Këtu bie një shi dhe notojmë në ujë, edhe më keq, në ujëra të zeza” tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndërsa ka shpalosur programin për bujqësinë ka theksuar se ashtu siç infrastruktura u kthye në prioritet të investimeve në vitet 2005-2013, në qeverisjen e tij prioritet do të jetë bujqësia.

Ne synojmë që në vitin tonë të parë në qeverisje ne të jemi me 150 milion euro me buxhet për bujqësinë. Për të subvencionuar bujqësinë, për të subvencionuar punën, bujun jo grumbulluesin. Jo katër-pesë veta që kanë lidhje me qeverinë. Që prekin drejtpërdrejtë bujkun” tha Basha.

Arsimi, shëndetësia, taksat e larta dhe tarifat ishin në qendër të bashkëbisedimit që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me mjekë dhe mësues, inxhinierë, avokatë, noterë etj. 

Sipas tij  Rama  falenderon vjedhësit e parave publike, dhe ku vetëm në dogana janë zhdukur 400 milion dollarë.

Ato 400 milion dollarë që nuk janë në buxhet kanë mbërritur diku, apo jo. Ndoshta kanë shkuar në Panama apo diku tjetër, por di që ato kanë mbërritur në kontot e qeveritarëve shqiptarë. Ata që nuk e besojnë dhe i votojnë janë dele, biznesi që ka miu që do të kapi macen. Në fakt shqiptarët janë pyetur se cfarë kafshe iu sjell në mend Edi Rama, por duke qenë se nuk jam i fushës së zooteknikës, janë qytetarët ata që e dinë mirë” tha ai.

Për të ndryshuar realitetin, theksoi Basha kërkohet garantimi i votës së lirë. Me votë të lirë, me përballje programesh dhe ekipesh, Basha u shpreh i bindur se alternativa që ai përfaqëson është fituese.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi