Basha: 500 milionë euro në vit
për ekonominë nga taksat e ulta

Basha: 500 milionë euro në vit<br />për ekonominë nga taksat e ulta
TIRANE- Pas prezantimit të programit ekonomik një ditë më parë, dje kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh nga Ballshi se pasi të vijë në pushtet, do të akordojë 500 milionë euro në vit për ekonominë dhe punësimin. Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, lideri i opozitës u takua me tregtarët dhe punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh, të cilëve iu premtoi se kryefjalë e platformës së tij ekonomike, është ulja e taksave, me synim shndërrimin e Shqipërisë në vendin me taksat më të ulëta në Ballkan dhe injektimi çdo vit në ekonomi i gjysmë miliard euro.

“Propozojmë ta nisim me një paketë të re taksash taksat me të ulëta në Ballkan sepse shqiptarët janë sot populli më i varfër në Ballkan do apo nuk do ta shohë kokoshi 200 milionësh. Duke ulur taksat ne i kthejmë shqiptarëve 500 deri në 600 milionë euro në vit”, u shpreh Basha. Gjatë bashkëbisedimit, punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh iu ankuan Bashës se gati 1000 punonjës kanë 4 muaj pa marrë rrogat. “Kemi 4 muaj pa rroga dhe ky fut në burg njerëzit më të varfër në botë. Me 5 mijë lekë drita më ka futur mua në burg dhe katër muaj s’më jep rrogën. Se ne kemi nga 40 vjet, kemi lënë eshtrat këtu. Le se na quan moshën sa i do qejfi atyre por tani na lë edhe pa bukë.

Këtë ta ketë parasysh. Ne jo revoltë do të ngrihemi por ne do të bëjmë atë që ai do të flasë me vete”, u shprehën punonjësit. Për kreun e PD, kjo situatë është rrjedhojë se të ardhurat përfundojnë në xhepat e pushtetarëve. “Vetëm nga dogana në një ditë këta vjedhin sa për paguar gjithë punëtorët me rrogë të plotë për dy muaj. Vitin e kaluar Shqipëria ka nxjerrë 1 milionë e 200 mijë ton naftë, i bie minimalisht 800 milionë euro”.
Ndërkaq, gjatë takimit me tregtarët e Ballshit, Basha tha se qeveria po i trajton qytetarët si skllav të saj.

Tregtarët i thanë Bashës se ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse dhe se vështirësitë e tyre ekonomike, sa vijnë e thellohen. Kreu i PD premtoi se për tregtarët ambulantë, taksat do të hiqen gjatë qeverisjes së demokratëve. “Sot 10 mijë lekë kam bërë xhiro, me të shënuara se kështu për të shitur jo. 5 mijë lekë, 10 mijë lekë. Shtetit i përgjigjemi, kasa ka me vite, tatimorët që po na vijnë po na gjejnë në rregull po puna është se ne s’kemi punë”, tha një nga shitësit. “Ne për ambulantet taksat do t’i heqim. Një lekë në vit do të jetë taksa për ambulantet sepse ju, siç e the dhe vetë, mezi nxirrni bukën e gojës”, premtoi Basha.
 
Premtimi
Propozojmë ta nisim me një paketë të re taksash taksat me të ulëta në Ballkan sepse shqiptarët janë sot populli më i varfër në Ballkan do apo nuk do ta shohë kokoshi 200 milionësh”
 
Pagesat
“Kemi 4 muaj pa rroga dhe ky fut në burg njerëzit më të varfër në botë. Me 5 mijë lekë drita më ka futur mua në burg dhe katër muaj s’më jep rrogën. Se ne kemi nga 40 vjet, kemi lënë eshtrat këtu”
 

lulzim basha

 Premtimi
Propozojmë ta nisim me një paketë të re taksash taksat me të ulëta në Ballkan sepse shqiptarët janë sot populli më i varfër në Ballkan do apo nuk do ta shohë kokoshi 200 milionësh”
 
Pagesat
“Kemi 4 muaj pa rroga dhe ky fut në burg njerëzit më të varfër në botë. Me 5 mijë lekë drita më ka futur mua në burg dhe katër muaj s’më jep rrogën. Se ne kemi nga 40 vjet, kemi lënë eshtrat këtu”


basha ne ballsh

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal