Basha: 80 mln $ e luksit të qeverisë
4 vite energji falas familjeve në nevojë

Basha: 80 mln $ e luksit të qeverisë<br />4 vite energji falas familjeve në nevojë
Ulje taksash, mospagim të faturave të energjisë elektrike deri në 300 kilovat dhe një sërë lehtësish të tjera për familjet në nevojë ka premtuar lideri demokrat Lulzim Basha gjatë një vizite në Kamëz.
 
Gjatë një takimi me disa banorë, Basha tha se shteti i vjedh paratë për vetë, e për këtë arsye u heq nevojtarëve ndihmën ekonomike dhe u rrit barrën fiskale.

"Hapi i parë do të jetë ulja e taksave. Hapi i dytë do të jetë që paratë publike do të vijnë për investime publike, do të vijnë për ndihmë ekonomike, do të vijnë për rritje rrogash dhe pensionesh, nuk do të shkojnë për projekte luksi, as për hajdutëri qeveritare. Ua premtoj sot këtu, familjet në ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë energjinë deri në 300kw, do të paguhet me paratë e buxhetit dhe e njëjta gjë me faturën e ujit.Qeveria e zullumit thotë se ku do i gjeni paratë?! Fatura totale për familjet në ndihmë ekonomike për të paguar deri në 300 kw energjinë është 20 milionë dollarë në vit. Këta vetëm për orendi, për zyra, për perde, për xhaguarë harxhojnë 80 milionë dollarë në vit. Pra, me paratë që këta harxhojnë në një vit mund të paguajnë katër herë fatura e energjisë për familjet në ndihmë ekonomike​" tha ai.

Banorët e Kamzës i shprehën shqetësimin kreut të Partisë Demokratike se janë pa punë, dhe se nuk kanë para as të ushqehen e as të mjekohen.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Basha tha se investimet në infrastrukturë që hapin vende pune do të jenë prioritet i qeverisë së drejtuar prej tij.
 
Ndërsa kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu u ankua se kjo bashki po përsekutohet duke mos i;u dhënë asnjë lek.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare