Basha akuza Ramës: Po mbron
vëllezërit Frroku, në shtator beteja

Basha akuza Ramës: Po mbron<br />vëllezërit Frroku, në shtator beteja
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar dretpërdrejt kryeministrin Edi Rama se përmes veprimeve të tij ka dalë në mbrojtje të vëllezërve Frroku, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të rënda nga drejtësia dhe jo vetëm nga ajo shqiptare.

"Dua të denoncoj sot vënien e kapakut mbi një skandal të paprecedent të inkriminimit të instancave të larta të shtetit, dhe shërbimin që qeveria dhe Edi Rama i bëjnë krimit në radhët e tyre.Mbyllja e hetimit për fshehjen e urdhërit për ekstradim të aleatit të Edi Ramës, deputetit Mark Frroku, është çuarja deri në fund e shërbimit që kryeministri i bëri të zgjedhurit të tij në Parlament. Deputeti Frroku kërkohej nga drejtësia belge për vrasje, por zyrtarët më të lartë të Policisë e mbajtën të fshehtë kërkesën e Interpolit për ekstradimin e tij, pasi deputeti në fjalë po i shërbente Edi Ramës dhe Ilir Metës me dëshminë e tij, në lidhje me akuzën më të rëndë të bërë në këto 25 vite nga radhët e mazhorancës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga kryetari i Kuvendit. Dëshmia e deputetit të mazhorancës, Mark Frroku, shkoi sipas porosisë së Kryeministrit dhe dje u mbyll edhe hetimi i fshehjes së urdhërit të Interpolit për ekstradimin e tij. Pra sipas Edi Ramës, asgjë nuk ka ndodhur. Fshehja e kërkesës së Interpolit për deputetin e tij, është normale sipas tij, dhe askush nuk mban përgjegjësi, çështja është e mbyllur. Normale është edhe lirimi i vëllait të tij Arben Froku për të bërë fushatë për Edi Ramën dhe me Edi Ramën në Pukë e pastaj për tu larguar në kohë e pa asnjë pengesë madje me ndihmën e policisë në drejtim të paditur, një ditë para se të dënohej me burg përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt"

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi