Basha akuza Ramës: Sigurove
Tahirin, i dhe garanci krimit

Basha akuza Ramës: Sigurove<br />Tahirin, i dhe garanci krimit<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në takimin me drejtuesit e policisë së shtetit në Ministrinë e Brendshme. Basha akuzon Ramën se pasi siguroi Tahirin, qëllimi i daljes para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve.

Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken.

Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.

Nuk ka tregues më të dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes.

Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pancensuruar dhe të pa transformuar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës.

Atje do të mësoni të vërtetën se shefat e policisë së Edi Ramës janë hamej që ngarkojnë gomonet e drogës, që mjetet e policisë së Ramës janë në dispozicion të trafikut, që radarët e policisë së Edi Ramës ndizen e fiken me urdhër të trafikantëve, që trafikantët kujdesen edhe për dhuratat për festa për Ministrat. Atje do të mësoni që krimi është kthyer në makinë elektorale” shprehet ai.

Kryeministri deklaroi se do të ketë një çmim për kokën e cdo të kërkuari nga drejtësia, por Basha ka një pyetje për Ramën. “Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t’ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine? Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund...” përfundoi ai.

Dje u vendos nga Këshilli i Mandatave që të çohen në Kuvend dy raporte. Opozita mbështet kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri, ndërsa socialistët kërkojnë hetim të plotë, por edhe kontroll banese dhe kontroll personal, pa asnjë kufizim nga imuniteti, por jo arresti

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës