Basha akuzoi Olsin, Rama:
Vëllai im s'është si kunati...
Lulzim Basha akuzoi nga foltorja e Kuvendit Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama se tentoi të marrë me koncesion mbledhjen e TVSH-së.
Lulzim Basha akuzoi nga foltorja e Kuvendit Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama se tentoi të marrë me koncesion mbledhjen e TVSH-së.
“Nuk më ka hyrë asnjëherë në hesap një anëtar i familjes së tij, por në momentin që një kryeministër ndryshon ligjin e TVSH-së, vetëm që t’ia japë vëllait, për të cilin hoqi edhe ministrin e Financave, kjo është çështje e çdo shqiptari”, akuzoi Basha.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të qeverisë i cili tha se vëllai i tij nuk si kunati, duke iu referuar kunatit të kreut demokrat. "
Vëllai im është njeri i zakonshëm, jo kunat i famshëm, por unë kurrë, asnjëherë nuk vij me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk vij për të bërë lufta me ju si persona, se jeni prindër besoj të mirë, njerëz të mirë, djem e vajza, burra e gra që përpiqeni me tuajën. Këtu nuk është cështje personash, por përkatësie", tha Rama në fjalën e tij.
Rama tha se demokratët kanë keqinterpretuar edhe një letër të drejtuesit të Partive Popullore Europiane, ku thuhet se ai ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit. “Presidenti i PPE thotë shumë thjeshtë, ne duam drejtësi, nuk duam gjueti shtrigash”, tha Rama i cili shigjetoi edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi duke thumbuar kreun e PD. "Monika të bën të ndjehesh më i fortë, por nuk të rrit dot, të zvogëlon. Lul, Monika të bën të ndihesh më i forte, por nuk të rrit dot, të zvogëlon, ndaj bëj si të duash, hajde prapë këtu, fillo me sharje e shpifje”, deklaroi kryeministri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.8%
-
Më keq
44.3%
-
Njësoj
17.9%
Vota total: 1636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlora, destinacioni i preferuar për turistët me kamper, popullojnë pyllin e Sodës: Një mrekulli
3 Gusht, 15:53
-
Incidenti me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, Kosova dërgon notë proteste! Ministrija e Jashtme e Maqedonisë së Veriut: Po e analizojmë
3 Gusht, 15:31
-
Klubi i Serie A ofron 5 milionë euro për Mirlind Dakun, rusët kërkojnë dyfishin
3 Gusht, 15:31
-
Kostot e votës nga jashtë, Celibashi: Mbi 3 milionë euro vetëm platforma elektronike e regjistrimit
3 Gusht, 15:26
-
Pogradec/ Organizohet për herë të parë festivali i peshkatarëve! Ekspozim produkteve dhe argëtim
3 Gusht, 14:57
-
Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje
3 Gusht, 14:55
-
Aktorët Alfred Trebicka dhe Artan Imami inspektojnë punimet e Teatrit të Ri
3 Gusht, 14:38
-
Kremtohet 32 vjetori i fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas
3 Gusht, 14:35
-
Eduard Zaloshnja: Pogradeci, Mbret i turizmit vendas
3 Gusht, 14:18
-
Makina përplas të miturën në Shkodër
3 Gusht, 14:12
-
Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat
3 Gusht, 14:04
-
Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra (VIDEO)
3 Gusht, 13:48