Basha akuzon qerverinë për varfëri
por vetë udhëton në "biznes klas”

Basha akuzon qerverinë për varfëri<br />por vetë udhëton në "biznes klas”
Mbrëmë udhëtarët e “Autrian Airlines” që udhëtonin nga Vjena drejt Tiranës kanë ndeshur në avion kupolën e politikës shqiptare. Edi Rama dhe ministrat Bushati e Kodheli që po udhëtonin nga Varshava drejt Tiranës (tranzit në Vjenë) dhe shefi i opozitës Lulzim Basha i cili mesa duket ka qenë si çdo fundjavë me pushime në Hollandë.

Por faktit që udhëtonin në një avion qytetarë lidera politikë, ka disa detaje të tjera interesante që në fakt flasin për natyrën e vërtetë të politikanëve, ndryshe nga ç’na shfaqen nëpër media.

Është fakt, që kreu i PD-së Basha mbrëmë ka udhëtuar nga Vjena në Tiranë në klasin “biznes”, pra në vendin e parë të avionit, tërësisht i vetëm dhe padyshim me një çmim shumë herë më të lartë se masa (klasi ekonomik).

Është poashtu fakt, që siç thonë qytetarët udhëtarë në avion, Rama-Bushati-Kodheli kanë udhëtuar në klasin ekonomik, pra mes udhëtarëve të zakonshëm, me shumë më pak kosto. Thënë këtë, Rama dhe ministrat kanë bërë detyrën e tyre duke qenë të përgjegjshëm. E pazakontë në fakt kjo bëhet kur mendon se si ka vepruar politika shqptare deri më sot, me udhëtime e dieta të frikshme. (Mjaftojnë udhëtimet e Jozefinës, mos e shtyjmë më tutje).

Ajo që poashtu është krejt e zakontë është fakti që Basha udhëton në klasin e shtrenjtë. Mëse e zakontë në kohën kur ai ka qenë  “ish-ministri i Rrugës së Kombit”. Rrugë në të cilën avulluan 230 milionë euro. Është poashtu normale që Basha të mos qëndrojë në Shqipëri gjatë fundjavave, sepse do ishte anormale që ai të mos shkonte në vendlindjen e tij, Hollandë. Syzet e tij të shtrenjta gjithashtu nuk janë diçka e pazakontë, por fakti që i mban të vëna natën është krejt e pazakontë (Foto e skandal.al) 

Gjithësesi ajo që nuk është absolutisht fare normale, dhe këtu të jemi seriozë, është fakti se si një shef opozite, që ankohet çdo ditë e ju “qan hallin shqiptarëve që s’kanë bukë të hanë (siç ai shprehet)”, del dhe flet në media në emër të të varfërve, kur vetë mbi paratë e tyre rehatohet duke shëtitur botën pas asnjë mision ndaj vendit, por ndaj tekave të tij.

Basha në këtë rast me paratë e atyre të varfërve po bën “malavitën” e tij, ndërsa pasi kthehet nga Hollanda, rifillon refrenin e mbrojtjes së të varfërve. E thënë ndryshe, kjo është hipokrizia politike e tij. I cili nuk e njeh realitetin shqiptar, nuk i njeh as hallet, as nevojat e popullit për sa kohë ai jeton në Hollandë e lëviz me biznes klas. Ai njeh vetëm fletushkat që i shkruajnë për të lexuar, duke qenë se nga rrethi i tij i ngushtë konfirmohet se është një demblel i klasit të parë.

Natyrisht kjo është filozofia politike, kjo është edhe hipokrizia që shitet në media. Kjo është dhembshuria ndaj popullit, i cili rreket të punojë me sa mundet, ndërkohë që ish ministri me paratë e tyre shëtit botën, e pse jo, ju kërkon pa pikë turpi edhe votën.

Kjo duhet të marrë fund. Kjo politikëbërje dhe shtirje mediokre duhet të venitet. Politikani që jeton jashtë vendit dhe udhëton me klas sheikësh,  nuk mund të jetë kurrësesi alternativë reale për popullin e tij.

Këtë e panë mbrëmë ata qindra udhëtarë, teksa kujdeseshin mos zgjonin nga gjumi shefin e opozitës, i cili mesa duket kishte kaluar një fundjavë të çmendur në Utrecht. LEXO.AL SKANDAL.AL

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'