TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është ankuar ambasadorit të Suedisë se, mazhoranca qeverisëse është duke sulmuar shtetin ligjor dhe institucionet e pavarura në Shqipëri.
Basha ka pritur sot, në një takim ambasadorin e Suedisë në Shqipëri (rezident në Shkup) Mats Staffansson dhe të ngarkuarin me punë të Suedisë në Tiranë, Patrik Svensson.
“Qeveria Rama-Meta ka lançuar një sulm të papranueshëm ndaj institucioneve të pavarura si ILDKP, AMA, Presidentin e Republikës etj,në shkelje të hapur të Kushtetutës, si dhe po ushtrohet presion politik mbytës mbi institucionet e drejtësisë”,- është shprehur Basha.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se, “opozita shprehur ka vullnetin e plotë dhe konkretisht për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, dhe plotësuar të gjitha detyrimet e saj në raport me reformat madhore të vendit, përfshirë reformën administrativo-territoriale”.
Kjo reformë, sipas kreu të PD-së, “nuk është thjesht dhe vetëm vizatim kufijsh në hartën e Shqipërisë por ka impakt të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe në atë të decentralizimit”.
Për këtë arsye e vetmja kërkesë e opozitës, sipas Bashës, është një konsensus i gjerë politik midis maxhorancës dhe opozitës dhe një konsultim i gjerë publik nga akti i parë e deri tek akti i fundit, që është miratimi me votë në Kuvendin e Shqipërisë.
“Konsensusi është një domosdoshmëri ndaj së cilës nuk mund të iket, është një kusht i panegociueshëm i opozitës në mënyrë që produkti final t’u shërbejë interesave të qytetarëve dhe jo llogarive elektorale të mazhorancës”, ka theksuar kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com