Nga Saranda ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike në kuadër të garës për kryetar, Lulzim Basha ka komentuar marrëveshjen e 18 majit, ku është shprehur se amerikanët e detyruan në futet në zgjedhje.
 
Basha në fjalën e tij para militantëve të PD është shprehur se ndërhyrja amerikanë rezultoi deçizive, pasi ata e paralajmëruan qartë së nëse PD nuk hyn në zgjedhje, SHBA do njohë sërish rezultatin e garës.
 
Un e firmosa marrëveshjen e 18 majit pas refuzimit te tre delegacioneve evropiane. Ndërkohë përfaqësuesit e SHBA më paralajmëruan duke më thënë: O hyr në zgjedhje, ose ne do të njohim legjitimitetin e zgjedhjeve edhe nëse PS hynë e vetme.
 
Në këto kushte vendosa të hyj në garë duke marrë edhe gjysmën e qeverisë, pasi nëse nuk do hyja në garë, demokracia në vendin tonë do ishte në rrezik
” ka thënë Lulzim Basha përpara militantëve  demokratë, sipas gazetarit Agron Mema.
 
Ndërkohë në takimin e Lulzim Bashës në Sarandë nuk u lejuan kamerat e mediave me pretekstin se pamjet e aktivitetit i shpërndan zyra e marrëdhënieve për shtyp.
 
Në 18 Maj Basha firmosi marrëveshjen me Ramën duke u bërë pjesë e qeverisë me disa ministra, të cilët do të ishin sipas tij garantë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
E ndërsa zgjedhjet përfunduan, dhe PD por edhe LSI janë në opozitë, ministrat ende nuk i kanë tërhequr nga qeveria Rama. 


dy.b/shqiptarja.com