Basha anulon Shën Valentinin
Moti "ngrin" puthjet në Tiranë

Basha anulon Shën Valentinin<br />Moti
TIRANË- Në shenjë solidarizimi me banorët e zonave të bllokuara nga bora dhe përpjekjet që po kryen Shtabi i Emergjencave Civile për përballimin e kësaj situate të fatkeqësisë natyrore, Bashkia e Tiranës ka vendosur të anullojë të gjitha aktivitet e parashikuara për Ditën e Shën Valentint. Njoftimi është dhënë nga zyra e shtypit e bashkisë, sipas së cilës në ditën e të dashuruarve Bashkia e Tiranës kishte planifikuar disa aktivitete për të rinjtë.

FESTA
Shqiptarët, sa më shumë po kalojnë vitet, aq më natyrshëm po e kremtojnë këtë ditë, në krahasim me vitet e para të pas 90-tës kur të gjitha qytetet 14 shkurtin e kthenin në një festë të madhe kolektive, ku vetëm intimitet nuk kishte. Si një popull me temperament, me sa duket shqiptarët në vitet e para të demokracisë kremtuan më shumë të ndaluarën, ndërsa tani 'të ambientuar' me lirinë kremtojnë ritualin e zakonshëm dhe të mirë që ofron kjo ditë. Jo vetëm mes të rinjve, por edhe mes opinionit më të 'rritur', ka një sërë interpretimesh e bindjesh rreth simbolit të kësaj feste. Dikush shprehet për dashurinë, e dikush tjetër mendon më shumë për miqësinë, e në këtë mënyrë teksa vitet ikin me festime sa herë e më origjinale, ajo që mbetet është gjithmonë emocioni, që festa e Shën Valentinit përcjell me aq lehtësi. Në fund të fundit, është dashuria ajo që festohet, e dashuria është edhe arsyeja e 'suksesit' e jetëgjatësisë të legjendave të tilla me origjinë pagane, sepse në ditët tona, pak dashuri bën mirë.

HISTORIKU
Tek romakët e lashtë, që para 17 shekujsh, dita e dashurisë konsiderohej si festa më madhështore, e cila nënkuptonte dashurinë që romakët paganë kishin për Zotin e tyre. Legjendat rreth kësaj feste, janë të shumta, por më e spikatura është ajo që vetë romakët e besonin si të vërtetë.
Thuhet se themeluesi i Romës së lashtë, Romulus, një ditë prej ditësh, kur ishte ende foshnjë, piu nga gjiri i një ulkonje, qumështi i së cilës i dhuroi trupit të tij forcë e energji. Duke marrë shkas nga kjo, romakët e lashtë e paganë, e përkujtonin atë çdo vit, në mes të muajit shkurt, duke therur atë ditë një qen e një dhi dhe me gjakun e tyre dy djem të rinj lyenin trupin. Më pas, dy të rinjtë të ndjekur nga qindra njerëz, vërtiteshin nëpër rrugët e qytetit. Ata mbanin në duar dy copa lëkure kafshe dhe me to fërkonin çdo njeri që takohej me ta, ndërsa femrat romake besonin se një rit i tillë i mundësonte atyre mbetjen shtatzanë.

VALENTINI I MARTERIZUAR
Tregohet se Shën Valentini vdiq në Romën e lashtë, në vitin 296 e.s. i ekzekutuar barbarisht nga prijësi i ushtrisë romake, Klaudios. Në shenjë përkujtimi për të, banorët e këtij qyteti, në vitin 350 e.s. ngritën një kishë, pikërisht në vendin ku ai u ekzekutua. Ndërkohë, edhe pse romakët e përqafuan fenë e krishterë, ata vazhduan ta festonin këtë ditë "të shenjtë", mirëpo i ndryshuan kuptimin pagan nga "Dashuri hyjnore", në "Martirizim dashurie", për të cilën, siç thuhet Shën Valentini kishte dhënë jetën, pasi qe i pari nismëtar që thirri për paqe dhe dashuri. Më vonë, kjo festë, u quajt "Festa e të dashuruarve".



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët