Basha anulon Shen Valentinin
Moti "ngrin" puthjet ne TiraneEkskluzive: Shtatzëna 7 orë udhëtim 

Basha anulon Shen Valentinin<br />Moti
TIRANE- Në shënjë solidarizimi me banorët e zonave të bllokuara nga bora dhe përpjekjet që po kryen Shtabi i Emergjencave Civile për përballimin e kësaj situate të fatkeqësisë natyrore, Bashkia e Tiranës ka vendosur të anullojë të gjitha aktivitet e parashikuara për Ditën e Shën Valentint.

Njoftimi është dhënë nga zyra e shtypit e bashkisë, sipas së cilës në ditën e të dashuruarve Bashkia e Tiranës kishte planifikuar disa aktivitete për të rinjtë.


QEVERIA KERKON SOLIDARITET NGA QYTETARET
Kryeministri Berisha deklaroi angazhimin e të gjithë qeverisë për të përballuar situatën në zonat ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vuri theksin te solidariteti njerëzor mes banorëve.

“Kjo gjeneratë nuk ka parë dimra të tillë, është shumë e rëndësishme të shmangim viktimat në jetë, dhe cdo lloj ekspozimi apo rrugëtimi të panevojshëm në borë” – tha Berisha në mbledhjen e grupit PD, të cilën e hapi duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat e ortekut në Kosovë, dhe vdekjen nga bora të Isa Qarrit në Has.

"Qeveria po e ndjek situatën, miqtë tanë kanë ofruar mbështetje dhe po ndjekin situatën. Deputetët bashkë me qeveritë vendore janë në gadishmëri. Do bëjmë gjithcka që kjo situatë të kapërcehet me sa më pak pasoja, por ka rëndësi që cdo qytetar të bëjë cdo gjë që ti shmanget rreziqeve që krijon ky dimër i pazakontë”- tha kryeministri duke vënë theksin te pastrimi i çative nga bora, si dhe kujdesi nga orteqet e borës si mjaft kërcënuese për jetën e banorëve.

BERISHA: KY DIMRI SI AI I 1985
Berisha deklaroi se me një situatë të dimrit të tillë po përballohet komplet Europa dhe Ballkani, duke shkaktuar qindra viktima nga të ftohti dhe ortekët dhe mijëra të dëmtuar nga efektet e tyre. “Në Shqipëri, dimri i fundit është regjistruar në 1985. Sot në veri, verilindje e juglindje të vendit fshatra e zona të tëra janë të mbulura nga dëbora që arrin trashësinë dhe mbi 2 metra. Dimër si ky në 37 vitet e fundit nuk është regjistruar”- tha Berisha duke shtuar se ka një angazhim të plotë të qytetarëve, institucioneve, dikastereve të kësaj qeverie për të bërë gjithcka për të minimizuar pasojat e këtij dimri së pari mbi jetën e qytetarëve dhe më pas mbi pasuritë e tyre.

BERISHA:  ORTEQET DHE CATITE ME BORE KERCENOJNE JETE NJEREZISH
Berisha u ndal në dy probleme me rrezikshmëri të lartë dhe kërcënim për jetën e banorëve në zonat e mbuluara me borë, pastrimi i cative nga bora dhe orteqet me borë. Kryeministri kërkoi të trajtohej si përparësi absolute pastrimi I cative, duke marrë shkas dhe nga rënia e dy cative shtëpie, dhe e një shkolle në komunën Shalë të Dukagjinit.
Duke treguar një bisedë që kishte bërë me një mikun e tij Berisha kërkoi angazhimin e autoriteteve vendore për pastrimin e cative në ato banesa, ku jetojnë të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuar, ndërsa qytetarë të tjerë të solidarizohen vetë për pastrimin e cative të tyre.
“Zotërinj deputetë, mbrëmë një mik i imi që kishte udhëtuar nga Prishtina në Tiranë më tha: Nga Prishtina gjer në Morinë nuk gjen një shtëpi të vetme, nga catia e të cilës nuk është hequr bora, nga Morina në Tiranë nuk shihje një cati që i ishte hequr bora”-

Berisha e cilësoi problem dhe orteqet. Rreziku i tyre është paksa më i largët, pasi tendencën e kanë kur kanë filluar shkrirja e borës.
“Thirrja për kryetarët e komunave është të bëjnë gjithcka për të nxjerrë jashtë rreziku ato lagje e ato shtëpi të cilat mund të kërcënohen nga orteqet e borës.”

BERISHA: PUSHTETI I ANGAZHUAR POR DUHET DHE SOLIDARITET
Sipas kryeministrit pavarësisht se qeveria mbrëmë deklaroi gjëndjen e fatkeqësisë natyrore, gjithë javën e kaluar janë ndërmarrë të gjithë operacionet e duhura dhe “gjer sot viktima që kanë lidhje direkt me dëborën është vetëm Isa Qarri” Sipas Berishës janë bërë “përpjekje mbinjerëzore” për të ofruar ndihmën mjekësore. Janë bërë përpjekje për të hapur rrugët dhe akset kombëtare por “Orteqet dhe intensiteti ka rikthyer bllokimin e akseve edhe pas rivendosjes së tyre”. Gjithashtu janë bërë përpjekje për të shpërndarë paketa shëndetësore në komuna, ndihma ushqimore në familjet më në nevojë. Berisha tha se po bëhen gjithcka për shpërndarjen e fondeve për komunat për të hapur rrugat, si dhe për të lëvruar ndihmat ekonomike deri në muajin mars.
Duke nënvizuar angazhimin e autoriteteve qeveritare, deputetëve dhe autoriteteve vendore, Berisha vuri theksin dhe te solidariteti njerëzor “Fatkeqësitë natyrore kanë profilin e tyre, dhe rol kryesor kanë qeveritë vendore. Kanë ngritur shtabe e po operojnë me përkushtim të madh qeveria dhe institucionet e vendit, janë të gjitha të përkushtuara dhe të angazhuara, por ata që e njohin borën, dhe dimrin me borë të madhe, ata e kanë të qartë sa jetike dhe përcaktuese është ndihma mes njëri tjetrit”



(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024