Basha: Arrestoni urgjent Tahirin,
Rama kufomë politike

Basha: Arrestoni urgjent Tahirin,<br />Rama kufomë politike<br>
Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, pas akuzave për përfshirje në trafikun e drogës. Në një dalje urgjente për media, Basha tha se duhet të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve dhe seanca plenare për të marrë vendimin.

Më tej, ai sulmoi ashpër dhe kryeministrin Rama, duke thënë se sot ai është një kufomë politike që sillet i çekuilibruar.

"Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka njoftuar depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës të deputetit Saimir Tahiri. I bëj thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë. I bëj thirrje Kuvendit të mbledhë menjëherë Komisionin e Mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë. Çdo minutë, çdo orë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave.

Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm, çdo deputet në Kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre, të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. Në fakt, që prej këtij momenti, qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar de fakto.

Çdo ditë e qendrimit të tij si kryeministër është agoni për të gjithë Shqipërinë. Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i ç’ekulibruar.

Partia Socialiste është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të Partisë Socialiste. Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, dhe të seancës plenare, për të votuar heqjen e imunitetit, që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Koha nuk pret", tha Basha.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)