Ky fundvit duket se e ka gjetur kreun demokrat, Lulzim Basha, më të angazhuar se kurrë me punë. Opozita pritet të organizojë në janar protesta të mëdha kundër qeverisë, ndërsa organizimi ka nisur që në ditët e këtij fundviti.

Edhe ditën e sotme, ku vetëm një ditë na ndan nga 2018, Basha është shfaqur në krye të detyrës, duke mobilizuar demokratët për zhvillimet e fillimvitit. Në ‘Facebook’, kreu i PD shfaqet në një foto me qytetarët, të cilën e shoqëron me një premtim.

“Besim te vota e lirë, demokraci & një anëtar një votë në të gjitha vendimmarrjet e PD”, shkruan Basha.

basha fb
(Postimi i kreut të PD, Lulzim Basha)

d.c./shqiptarja.com