Basha: Banda e OSHEE çuan 
në vetëflijim babain e 2 fëmijëve

Basha: Banda e OSHEE çuan <br />në vetëflijim babain e 2 fëmijëve
Kryetari i Opozitës Lulzim basha ka lëshuar një apel të drejtpërdrejt për çdo shqiptar, që mendon se nuk mund të tolerojë politikat e qeverisë, të ngrihen për ta larguar atë me çdo mjet demokratik. Basha ishte për ngushëllim në familjen e Arif Dodës u cili tre ditë më parë u vetëflijua për shkak të pamundësisë për të paguar energjinë elektrike, ndërsa tha se si kjo familje janë më mijëra të tjera ku varfëria dhe politikat e Ramës po u vrasin shpresën.

“Jam këtu për të shprehur ngushëllimet e mia. Arifi ishte jetim bashkë me vëllezërit e tij. Ai ishte përfitues i kempit. Iu pre pa asnjë shpjegim kempi. Bandat e OSHEE i hoqën dritat sepse s’kishte mundësi të paguante. I sollën errësirën kësaj familje. Iu kërkohej 70 mijë lekë për këstin dhe nuk kishin për ta paguar.”- tha Basha.
 
Ndërsa pamundësia për të paguar energjinë detyroi këtë kryefamiljar ti jepte fund jetës, Basha tha se OSHEE po realizon një tender kriminal prej 5 milionë eurosh.

“Po sot OSHEE po bën një tender kriminal prej 5 milionë eurosh. Kjo situatë duhet të marrë fund. Ne emër të PD i bëj thirrje qytetarëve të ngrihen për të larguar këtë qeveri kriminale për të ngritur një qeveri ligjore.”- tha Basha.
 
Tre ditë më parë Arif Doda mori vendimin fatal për t’i dhënë fund jetës së tij , pasi siç thonë të afërmit ishte w pamundur të paguante detyrimet ndaj OSHEE.
 
Fjala e Bashës gjatë vizitës në familjen e Arif Dodës
Jam këtu për të shprehur ngushëllimet e mia. Arifi ishte jetim bashkë me vëllezërit e tij. Ai ishte përfitues i kempit. Iu pre pa asnjë shpjegim kempi. Bandat e OSHEE i hoqën dritat sepse s’kishte mundësi të paguante. I sollën errësirën kësaj familje. Iu kërkohej 70 mijë lekë për këstin dhe nuk kishin për ta paguar.

Arifi la 2 jetime dhe kjo është një tragjedi e papërfytyrueshme. Kjo tragjedi jetohen në mijëra familje në Shqipëri. Qeveria s’po bën asnjë gjë për këto familje. Asnjë kompensim për to.

Po u pret edhe të ardhurat. Po i shtyn në dëshpërim. Akuzoj qeverinë e Ramës si vrasëse e shpresave të njerëzve. Për shkak të 20 mijë lekë e këst, vranë një kryefamiljar.
Po sot OSHEE po bën një tender kriminal prej 5 milionë eurosh. Kjo situatë duhet të marrë fund. Ne emër të PD i bëj thirrje qytetarëve të ngrihen për të larguar këtë qeveri kriminale për të ngritur një qeveri ligjore.

PD do i gjendet kësaj familje afër që të çojë fëmijët në shkollë. Kjo qeveri ka vjedhur 200 milionë dollarë nga doganat dhe tatimet. I bëj çdo shqiptari thirrje të çohemi dhe të mos e pranojmë këtë diktaturë korrupsioni, varfërie e krimi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë