KORÇE - Kandidati për kryetar i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimeve të tij me simpatizantët në Korçë, Librazhd dhe Pogradec, ka deklaruar se “jemi gati që sot të përballemi me çdo rast abuzimi me pushtetin dhe goditjen e administratës publike dhe shërbimin civil” si një premtim i tij në rast të marrjes së kryesisë së PD-së.
 
Duke prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike, Basha u ka bërë thirrje demokratëve, që bazuar në vlerat dhe përvojat më të mira, të bashkohen për të rikthyer PD, në udhëheqje të ëndrrës së Shqipërisë së zhvilluar evropiane, aty ku e presin shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve.
 
“Bazuar në vlerat dhe përvojat tona më të mira,” – tha ai, -“të bashkohemi për tu përballur edhe njëherë me Edi Ramën, për ta mundur, për ta çuar në opozitë dhe për të rikthyer PD, aty ku e kërkon destinacioni ynë historik.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)