Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një takimi me pensionistë në Tiranë, u shpjegoi Programin #Shqipëria Fiton Mirëqenie, përfitimet që do të ketë kjo grupmoshë direkt dhe indirekt. Basha tha se në planin e punës që do të zbatohet nga qeveria e tij pas zgjedhjeve te 25 prillit parashikohet rritje e pensioneve. Po kështu pensionistët do të jenë përfitues të skemës së rimbursimit të ilaçeve, uljes së çmimit të energjisë elektrike. Plani i detajuar, tha zoti Basha është produkt i një pune dy vjeçare, i një konsultimi të gjerë dhe i përshtatur me situatën që po kalon vendi.
“E dimë që njerëzve u ka ardhur në majë të hundës me premtime boshe, me premtime të pambajtura, prandaj jemi kujdesur që para shqiptarëve mos të vijmë me premtime, por të vijmë me një plan pune konkret. Një plan pune i cili të jetë plotësisht i realizueshëm, duke filluar nga dita e parë e qeverisjes pas 25 prillit. Dhe për këtë arsye, plani nuk paraqet mrekulli, por paraqet gjithçka që ne mund dhe do të zbatojmë në përputhje me nevojat e njerëzve dhe me mundësitë e vendit. Dhe dua të marr një shembull konkret për të gjithë ata që pyesin; ku do t’i gjeni paratë? Në 2005-ën, besoj e mbani mend të gjithë se ku ishin pensionet në qytet dhe ne fashat. Ishin në nivele të mjerueshme. Ne morëm angazhim atëherë për rritjen e pensioneve në qytet dhe për rritjen e pensioneve në fshat. Dhe ju e dini fare mirë se pensionet mesatare, edhe në qytet edhe në fshat u rritën në mënyrë shumë të ndjeshme”
Duke iu referuar situatës aktuale, Kryetari i PD Lulzim Basha tha se kjo qeveri nuk e ka mendjen tek njerëzit, tek pensionistët, por tek aferat që i japin përfitime asaj. Basha u tha pensionistëve se qeveria e ardhshme angazhohet që të rrisë pensionet sa dyfishi i normës së inflacionit.
“Shporta ushqimore është bërë 40% më e shtrenjtë. Pra, gjithçka, buka, vaji, sheqeri, ushqimet bazë janë rritur në mënyrë të ndjeshme , ndërkohë që pensionet janë rritur më pak sesa ç’është rritur inflacioni. Pse ka ndodhur kjo? Kjo qeveri taksat i ka rritur krahasuar me 8 vite më parë. Kjo qeveri ka marrë borxh shumë më shumë sesa qeverisja e para 8 viteve. Pra, edhe borxhin e ka rritur, edhe taksat i ka rritur, ndërkohë pensionet i ka rritur më pak sesa inflacioni. Do të thotë që për ju jeta është bërë edhe më e shtrenjtë, mesatarisht. Kjo tregon që gjithçka është produkt i vendimeve të qeverisë. Është qeveria ajo që vendos të rrisë apo të ul taksat, është qeveria ajo vendos se çfarë do bëjë me këto taksa. Në qoftë se i rrit taksat, në qoftë se rrit borxhin dhe e ke mendjen të harxhosh dhjetëra, miliona euro për të qepur dhe shqepur 10 herë sheshin “Skenderbej”, apo sheshet e qyteteve, apo për të bërë tendera me 5-fish çmimin, siç ka bërë kjo qeveri në 8 vite, padyshim që s’të mbeten lekë pastaj për pensionet. Sepse se ke mendjen tek pensionistët. Se ke mendjen tek familjet. Se ke mendjen tek njerëzit. E ke mendjen tek aferat. Ama nëse vendos njerëzit të parët, vendos prindërit e shqiptarëve të parët, absolutisht që i ke të gjitha mundësitë të rrisësh pensionet. Angazhimi ynë është rritja e pensioneve me dyfishin e normës së inflacionit çdo vit. Dhe të paktën 5 % nëse inflacioni është më i ulët. Që do të thotë vit pas viti 650 mijë pensionistë shqiptarë do të përfitojnë rritje jo më pak se 5 % të pensioneve çdo vit. Kjo natyrisht nuk i zgjidh problemet e mëdha që ka mosha e tretë, as nuk është ajo që ne duam që ju të keni, por të paktën është një hap përpara krahasuar me atë që kemi pasur deri më sot dhe do të shoqërohet edhe me hapa të tjerë që kanë të bëjnë me problemet kryesore të pensionistëve: me faturën e dritave, me faturën e ilaçeve. Po ka të bëjë edhe me mundësitë që u jepen fëmijëve tuaj. Në qoftë se një çifti të ri i cili jeton me prindërit se nuk merr dot kredi për të blerë një apartament, ne i japim mundësinë që të ja subevencionojmë 100 % interesin e kredisë, atëherë pa diskutim ju kemi lehtësuar edhe ju në njëfarë mase.
Gjatë takimit me kryetarin e PD, pensionistët përveç pensioneve te ulëta shtruan edhe problemin e rimbursimit të ilaçeve pasi me pensionet e ulëta iu duhet të shpenzojnë shumë për ilaçe pasi rimbursimi është i mangët. Basha sqaroi çështjen e rimbursimit të ilaçeve duke iu rikthyer edhe njëherë programit për Shëndetësinë ku i është dhënë shumë hapësirë
"Rimbursimi do të bëhet sipas diagnozës, jo siç është sot. Sot edhe skema e rimbursimit është vendosur në funksion të mafies së ilaçeve. E caktojnë ata se çfarë ilaçi do të marrësh ti. Ai ilaç mund të jetë skarco, ai ilaç mund të jetë jo efektiv për sëmundjen, për të favorizuar një importues apo një producent këtu. Pra, gjithë punë është si t’i japin lekët atyre, jo si të ndihmojmë pacientët. Kjo ka ardhur pas ndryshimeve që i janë bërë nga kjo qeveri këto 8 vite. Ne do të veprojmë me një parim që është parimi që ndiqet kudo në Europë, rimbursim sipas diagnozës. Sipas diagnozës do të thotë që atë ilaç që ke nevojë do ta marrësh, do të jetë në skemën e rimbursimit, një dhe e dyta, ai ilaç që do të marrësh do të jetë i kontrolluar. Do të jetë i kontrolluar dhe do ketë plotësuar standardet e Bashkimit Europian, jo të vij nga burimet të dyshimta, që do të thotë që nuk e bënë punën që ti e merr ilaçin po ai nuk e jep efektin për të cilin ti ke shkuar ta marrësh atë ilaç. Dhe shpeshherë jep dhe efekte të kundërta apo efekte anësore që do të thotë se nuk e bën punën, që do të thotë se ti e merr ilaçin dhe nuk e jep efektin për të cilën tike shkuar ta marrësh atë ilaçin.Unë këto i di sa nga programi, sa nga prindërit e mi, se të paktë janë pensionistët që nuk përballen me të njëjtin problem. Shumica, pra mosha e tretë, këtë e ka një nga problemet më kryesore. Kështu që nga gjithë pacientët shqiptarë, përfituesi kryesor I këtij aspekti të programit tonë, që është rimbursim sipas diagnozës, do të jetë pensionisti dhe pensionistja shqiptare", tha Basha.
Gjatë takimit kreu demokrat sqaroi edhe detaje të tjera të programit të Mirëqenies Sociale duke filluar nga rritja e ndihmës ekonomike e deri tek mbështetja e familjeve të reja.
“Njerëzit në ndihmë ekonomike, janë njerëzit në varfëri ekstreme. Mesatarisht ndihma ekonomike është 52 mijë lek (të vjetra). Për një familje që shkon deri në 8 veta shkon 84 mijë lek të vjetra. Se çfarë do të bëjnë 8 veta me 84 mijë lek apo se çdo të bëjë një familje mesatare me 52 mijë lek të vjetra, këtë e merr me mend çdo shqiptar. Ndaj hapi i parë dhe i menjëhershëm do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjithë njerëzit në nevojë ekonomike. Këto janë dy nga angazhimet kryesore të programit tonë të Mirëqënies Sociale i cili si gjithë pjesët e tjera të programit udhëhihet nga një parim: lekët janë të shqiptarëve, nuk janë të qeverisë. Lekët duhet të kthehen në xhepat e shqiptarëve, duhet të kthehen në shërbime për shqiptarët, duhet të kthehen në ndihmë për shqiptarët", tha ai
Jeni mashtrues te medhenj por nuk keni per te arritur me ardhur ne pushtet
Përgjigju