Basha: BE, i stepur për negociatat.
Brukseli i shqetësuar nga krimi

Basha: BE, i stepur për negociatat.<br />Brukseli i shqetësuar nga krimi<br>
Nga Brukseli, ku ka marrë pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane, kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se mes vendeve anëtare ka stepje përsa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

“Vendet anëtare kanë shqetësim të madh në drejtim të sundimit të shtetit ligjor, luftës kundër krimit dhe luftës kundër korrupsionit. Mbrojtja politike e Tahirit dhe arratisja e 3 oficerëve të akuzuar për drogë ka lënë shije të hidhur”, ka deklaruar Basha.

Sipas kreut të PD, vendet anëtare po ngrenë të njëjtat probleme që opozita denoncoi në 4 vjet: kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë dhe përdorimin e parave të drogës në ekonomi e politikë.

“Ndërgjegjësimi i vendeve anëtare për problemet e qeverisë mund  të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë, duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë. Kjo është një gjendje jashtëzakonisht e papëlqyeshme për opozitën. Interesi ynë është ai kombëtar”, ka vijuar Basha, sipas të cilit zgjidhja politike është ngritja e një qeverie antimafie.

“Qeveria antimafia do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, ka shtuar Basha.

G.F. / Shqiptarja.com

Deklarata e plotë:

“Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur.

Avantazhi i të qënit në këtë takim është se vendet anëtare po ngrejnë probleme që opozita ka 4 vjet që i denoncon, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, qindra milionë euro të drogës, që po qarkullohën nga grupe kriminale edhe përmes kanaleve të ekonomisë informale, duke i dhënë krimit fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua në zgjedhjet e 25 Qershorit.  PD i ka paralajmëruar këto, i ka bërë të ditura dhe ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian, institucioneve të BE dhe vendeve anëtare.

Disavantazhi është që shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjshme për këto problem. Kjo mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve nuk kanë lidhje as me kultivimin e drogës, as me trafikun e drogës, por janë ata që ndjejne efektet e para negative, siç janë shtrëngesat e lëvizjes së lirë apo edhe kërcënimet në disa raste për kthimin e vizave për shqiptarët, siç është edhe skepticizmi i madh me të cilin po përballen vendet anëtare sa i perket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kjo është një gjendje jashtëzakonisht e papëlqyeshme për ne si opozitë. Natyrisht, interesi ynë është interesi kombëtar, interesi i qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk e meritojnë të ndëshkohen, të njollosen, të damkosen per diçka qën në faktn ka qenë një projekt i një grupi të ngushtë pushtetarësh dhe kriminelësh me qëllim pushtetin dhe pasurimin e tyre.

Zgjidhjet politike që opozita ka parashtruar janë, në këndvështrimin tonë, edhe rruga që do të bënte të mundur avancimin e interesave europiane të Shqipërisë. Kjo është zgjidhjja e një qeveriea antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, që do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato