Basha: BE-SHBA t’i bëjnë presion
Ramës, Tahiri të mos mbrohet

Basha: BE-SHBA t’i bëjnë presion<br />Ramës, Tahiri të mos mbrohet<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas deklaratës së Ramës për Saimir Tahirin. Ai i ka bërë thirrje SHBA dhe BE që të ndërhyjnë në Shqipëri për t’i bërë presion Ramës që të mos sulmojë drejtësinë.

Basha shprehet se Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet.

Fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë është një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Ju bëj thirrje Komisionit të Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe partnerëve të tjerë perëndimore që kontribuan për hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi, të bëjnë presion ndaj kryeministrit dhe shumicës qeverisëse që të ndërpresin menjëherë këtë fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj drejtësisë, e cila ka për qëllim gjunjëzimin e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkueshëmrisë së politikanëve të ekspozuar publikisht si të lidhur me krimin.

Nëse qeveria do të lejohet të shantazhojë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri do të rritet më tej. Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit. Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet” deklaroi ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës