Taulant Balla ka thumbuar jo pak Lulzim Bashën dhe grupin e tij parlamentar, pasi kryedemokrati kërkoi fjalën në mbyllje të Kuvendit.
Basha ngriti dorën dhe i kërkoi drejtuesit të seancës Besnik Bare, që t’i japë fjalën.
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla në këtë situatë qesharake i ka kërkuar deputetit më të vjetër në sallë Sali Berishës që të mësojë “deputetin e ri” Lulzim Basha se në këtë seancë e deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk ka debat.
“Doktor mësoji këta deputetët e rinj që në këtë seancë nuk ka debat”, iu drejtua Taulant Balla, Sali Berishes.
Rregullorja e Kuvendit përcakton qartë se në dy seancat e para deri në zgjedhjen e kryetarit nuk ka debat.
Shtuar këtu edhe faktin kushtetues se në këtë seancë të parë asnjëri nga deputetët e zgjedhur nuk ka bërë betimin, e për pasojë nuk mund të ushtrojë mandatin.
(Kryetari i PD, Basha kërkon fjalën)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com