Basha bie “pre” e presionit të PR
për kandidaturën e Dukës në Durrës

Basha bie “pre” e presionit të PR<br />për kandidaturën e Dukës në Durrës
TIRANË- Kreu demokrat Lulzim Basha ka bërë një hap mbrapa përsa i përket qëndrimeve që ka mbjtur Partia Demokratike ditët e fundit ndaj propozimit të Partisë Republikane për të qënë Agron Duka kandidati i opozitës në garën zgjedhore të 21 Qershorit. Mesa duket “presioni” që bëri kreu republikan Fatmir Mediu, duke prezantuar përpara strukturave të kësaj force politike në Durrës, Dukën si kandidat fitues, ia vlejti për të dyzuar qëndrimet e selisë blu.

Ku kjo e fundit po rishikon e edhe nujëherë mundësinë për kandidimin e Dukës për bashkinë e qytetit bregdetar. Burime brenda së djathtës bëjnë me dije se pavarësisht pakënaqësive të shfaqura gjatë negociatave, PD dhe PR po shkojnë drejt një marrëveshje të përbashkët si pjesë e të njëjtit koalicion. Të njëjtat burime konfirmojnë se palët po shkojnë drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe po mendohet që për kandidaturën e Agron Dukës në Durrës të ribëhen sondazhet në elektorat.

Në këtë sondazh krahas kandidaturave të propozuara nga radhët e demokratëve Ardian Muka dhe Arqile Gorea do të përfshihet edhe emri i Agron Dukës. Në këtë kontekst, nëse rezulton që propozimi i republikanëve për Agron Dukën në Durrës të jetë favorit në bazë të sondazheve, PR nuk do të tërhiqet nga kjo garë me ermin e Dukës, kjo qoftë duke marrë parasysh riskun që të shkojnë të vetëm në zgjedhje. Nëse në bazë të sondazheve rezulton që Agron Duka të jetë më pak i preferuar, kjo edhe për shkak të debatit politik, Partia Republikane do të tërhiqet nga ky propozim.

Negociatat 
Partia Demokratike dhe aleatët po shkojnë drejt mbylljes së negociatave me partitë e koalicionit për procesin zgjedhor të 21 qershorit. Republikanët kanë propozuar Partisë Demokratike 14 emra kandidatësh për bashki në zgjedhjet e 21 qershorit, por deri tani mësohet se PD i ka dhënë katër bashki,Librazhdin, Ersekën, Tepelenën dhe Beratin, ku dy bashkitë e fundit nuk ishin pjesë e kërkesë fillestare të republikanëve.

Negociatat mes këtyre dy forcave politike pritet të finalizohen brenda kësaj jave për të përcaktuar më pas formulën e prezantimit në koalicion ose jo për procesin zgjedhor. Kjo kohë do të mbetet në dispozicion të bërjes së sondazhit të ri për kandidaturën e Agron Dukës në Durrës. Ndërkohë në spektrin e djathtë negociatat vijojnë dhe me partitë e tjera, ku demokristianët e Nard Ndokës ka shumë gjasa të marrin si zonë të tyre bashkinë e Pukës dhe të Vaut të Dejës.

Po ashtu kërkesa e Partisë Bashkimi Liberal Demokrat për të kandiduar kryetari Arjan Starova në këtë bashki ka pak gjasa ti lihet kësaj force politike. Koalicionet zgjedhore kanë afat për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri 60 ditë para mbajtjes së procesit zgjedhor, që është datat 21 Prill.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve