Sipas një bilanci për vitin 2016 të bërë nga kreu i demokratëve Rama gjithashtu ka rritur çmimin e energjisë, ka ulur eksportin, importin dhe pagat dhe nuk ka rritur pensionet.
“Bilanci 2016 dhe fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin: Hoqi 40 mijë familje nga ndihma ekonomike, e bëri më të vështirë pagesën e papunësisë, la mijëra persona me aftësi të kufizuar pa pagesë, rriti çmimin e energjisë, nafta më e shtrenjta në rajon, uli konsumin, uli kreditimin, uli eksportin dhe importin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet, asnjë investim i ri publik, rriti me 2 për qind papunësinë, ditën e përmbytjes së mijëra familjeve nga uji dhe balta iku për ekspozitë pikture në SHBA, rriti kreditë e këqija me 5 për qind, 140 milionë dollarë më pak kredi për biznesin se një vit më pare, zero mbështetje për fermerët, shkatërroi zgjedhjet në Dibër, rrënoi shëndetësinë ndërkohë që ka ndarë 100 milion dollarë për koncesionin e radhës, shkaktoi kaos, ankth dhe padrejtësi për mijëra maturantë dhe familjet e tyre, mbuloi Shqipërinë me drogë, nuk u nda asnjë ditë nga krimi, mbrojti deri në fund Rroshin, thelloi aleancën me trafikantët, i dha garanci dhe liri Lul Berishës, bllokoi integrimin europian, vrau shpresën për 80 mijë shqiptarë që braktisën edhe këtë vit vendin”, u shpreh Basha.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com