Basha, bisedë online me kreun e grupit të partive aleate të PD në PE, Weber: Zgjedhjet e 25 prillit, jetike për Shqipërinë

Pasi shiti dy aktivitete të organizuar nga të tjerë si takime të tija me komisionerë të Bashkimit Evropian, Lulzim Basha është rikthyer sot te aleatët.  Partia Demokratike ka njoftuar se kreu i PD ka zhvilluar një bisedë online me z. Manfred Ëeber, kryetar i grupit të Partive Popullore Europiane në PE.

Sipas njoftimit të PD fokusi i bisedës ishte interesimi i Weber për shqetësimet dhe temat kryesore të fushatës zgjedhore në Shqipëri.

"Manfred Weber theksoi se është gjithmonë mirë të dëgjojmë se reformat e përcaktuara nga BE janë garanci për të ardhmen europiane për Shqipërinë. Ai u interesua për standardet dhe infrastrukturën zgjedhore, më konkretisht mbi situatën me mediat, me aktivitetet e fushatës, dhe në përgjithësi me aksesin në infrastrukturë për aktivitetin politik të PD. Ai theksoi se zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen europiane dhe integrimin europian të Shqipërisë. Prandaj standardet e zgjedhjeve të 25 prillit janë një kusht që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimit europian. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që eurodeputetët i kanë dhënë vendit tonë, Basha kërkoi sërish që kjo mbështetje të intensifikohet edhe më shumë, në mënyrë që Shqipëria të mos mbetet mbrapa por të realizojë sa më shpejt ëndrrën dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm", thuhet në njoftim.

Mësohet se Basha theksoi se shqetësimet kryesore të shqiptarëve sot janë gjendja e rëndë ekonomike, kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe emigrimi.

“Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecjeje në vendnumëro në procesin e Integrimit Europian dhe duan ndryshim. Por shqiptarët sot e dinë se ndryshimi do të vijë vetëm kur Shqipëria të bejë progres në procesin e integrimit në BE. Fatkeqësisht në këto 8 vite, vendi nuk ka bërë progres por madje ka shënuar hapa mbrapa sa i përket nivelit të  korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe shtetit ligjor. Prandaj sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parakushte për të ecur përpra në procesin e integrimit, parakushte për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe për të rritur mirëqenien e tyre”, ka thënë kreu i PD.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb