Basha-Blushi shkëmbejnë
batuta mbi librin e Ramës

Basha-Blushi shkëmbejnë<br />batuta mbi librin e Ramës
Gjatë panairit të librit ku është promovuar edhe libri i fundit i Edi Ramës, “Kurban”, ka pasur edhe shumë personazhe të tjerë të politikës. Mes tyre ishte edhe deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka shkëmbyer disa batuta me kreun e bashkisë, Lulzim Basha, mbi librin e ri të Ramës. Batuat janë shkëmbyer pasi Blushi i dhuroi një kopje të librit të tij, “Shqipëria”, kryebashkiakut.

“Shkova me shpresën mos gjeja zotin Rama, por nuk ishte”, i tha Blushit kryebashkiaku Basha. Blushi, i cili ndodhej në stendën ku po promovohej libri i tij i është përgjigjur batutës së Bashës duke thënë: “Zotin Rama do e takosh, por mëso si bëhet sheshi”.

Biseda vazhdoi me Bashën që komenton librin e Ramës: “Shkova, e pashë, më thanë ca mendimi kam. Ca mendimi kam?! Për mua është mirë që ai të shkruajë një libër, si ky që do vijë. Vecanërisht në 2013”- iu përgjigj Basha. Ndërkohë Blushi e plotësoi: “Që të rregullosh sheshin”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!

Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!