Basha braktis ditëlindjen e 
Bylykbashit, i ngritën kurth

Basha braktis ditëlindjen e <br />Bylykbashit, i ngritën kurth
TIRANE- Ditëlindja e deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi me miqtë e tij të ngushtë, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shënuar një incident të vogël në dukje, por një alarm që po e përjetojnë të pranishmit pas ikjes së kryetarit nga lokali. Bylykbashi ka zgjedhur një lokal në Porto Romano! Kështu është menduar fillimisht, ndërsa i ftuar ka qenë dhe vetë kreu i PD, Lulzim Basha, i cili kishte konfirmuar më parë pjesëmarrjen e tij.

Në fakt arsyet kanë qenë të tjera dhe duket se për herë të parë në Durrës, Basha është zënë në grackë nga kurthi që i ka ngritur bashkëpunimi i fundit i Igli Carës me Oerd Bylykbashin! Burime për gazetën, që kanë qenë të pranishëm në këtë ditëlindje, thanë se gjithçka ka nisur normalisht, por më pas një incident i vogël ka bërë që Basha të irritohet dhe të largohet nga festa. Të ftuarit janë mbledhur në zonën e quajtur Bishti i Pallës, madje në një lokal që është ngjitur me ish-repartin ushtarak dhe që është pronë e Dritan Burgiajt, një nga emrat kandidat për kreun e PD Durrës, rrjedhojë e një marrëveshje të bërë mes Igli Carës e Oerd Bylykbashit.

I pranishëm në këtë takim, Basha ka uruar deputetin e tij për ditëlindjen, ndërsa është befasuar kur Bylykbashi ka falenderuar, përveç të ftuarve dhe pronarin e lokalit, që sipas tij është dhe kandidati kryesor për kreun e PD në Durrës. Përshëndetja që ka bërë Bylykbashi ka shkaktuar befasi, ndërsa më shumë ajo ka prekur Bashën, që ka justifikuar menjëherë pas këtij deklarimi largimin e tij duke e motivuar me axhendën e ngjeshur. Por Basha s’ka lënë pa thumbuar Bylykbashin, duke i kujtuar atij se ishin mbledhur për ditëlindje dhe jo për zgjedhje.

“Basha është larguar në mënyrë demonstrative sapo Oerd Bylykbashi tha se Dritan Burgija është kandidati për kreun e PD-së së Durrësit dhe të gjithë kanë vënë re habinë e tij për këtë lloj prezantimi”, shprehet burimi. Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha ka përgatitur edhe skemën që do të bëjë eliminimin e klaneve në votim, duke sjellë sa më shumë kandidatura me qëllim që askush të mos kalojë fazën e parë për të studiuar më pas dy emrat, nga ku do dalë kreu i ri i PD së Durrësit.

Ai do sjellë rreth 5 emra për t’i votuar 500 delegatët, dhe nisur nga fakti se si po luhet me klane, pritet që askush të mos marrë shumicën për kryetar. Pas kësaj, mësohet që edhe Basha do jetë më i orientuar.

Marrë nga Gazeta "Bulevard"

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh