Basha: Bujqësia, leva për të
nxjerrë ekonominë nga kriza

Basha: Bujqësia, leva për të<br />nxjerrë ekonominë nga kriza
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bujqësia është “leva për ta nxjerrë ekonominë shqiptare nga kriza”.
 
Deklaratën, Basha e bëri gjatë një takimi me fermerë të jugut të vendit.

“Kjo është arsyeja pse kemi vendosur dhe pse nesër në qeverisje 150 milionë euro në vit do t’i shpenzojmë për bujqësinë, në dy kolona. Kolona e parë infrastrukturë bujqësore. Kolona e dytë subvencione të drejtpërdrejta për fermerin. 50 milion euro në vit do të dedikohen për të përfunduar infrastrukturën ndihmëse bujqësore dhe 100 milionë euro të tjera do të rezervohen vetëm për subvencionim të drejtpërdrejtë fermerit. Siç jepet pensioni, siç jepet ndihma ekonomike, kështu do të jepet edhe subvencioni për fermerin”, tha Basha gjatë një takimi me fermerë të Xarrës dhe Konispolit.

Ai u ndal edhe te papunësia. Gjatë takimit me banorë të Ksamilit, Basha tha se zgjidhja për zbutjen e papunësisë është ulja e taksave.

“Hapi i parë do të jetë ulja e taksave. Çfarë është ulja e taksave? Ulja e taksave është 1 miliard euro në ekonomi, mesatarisht 2 milionë lekë të vjetra për çdo familje, çdo vit. Me paratë e tjera të taksave do të hapim punë publike, po punë publike tamam dhe jo gënjeshtra, jo mashtrime. Ujësjellës, kanalizime, rrugë, shkolla, spitale, vaditje, subvencione për fermerët, subvencione për peshkimin, subvencione për industri që hapin vende pune për të rinjtë”, deklaroi kreu i PD-së.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!