Basha:Bujqësia po shkon në kolaps
MB: E pavërtetë! Hajde informohu!

Basha:Bujqësia po shkon në kolaps<br />MB: E pavërtetë! Hajde informohu!
Sektori i bujqësisë është kthye në “mollën e sherrit” në distancë ndërmjet kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Ministrisë së Bujqësisë.
 
Ka qenë kreu i demokratëve i cili gjatë vizitës së tij në Korçë ka akuzuar qeverinë se nuk po mban premtimet e bëra në fushatën zgjedhore për fermerët. Sipas Bashës, bujqësia po shkon drejt kolapsit me prodhimet e mbetura stok dhe me pamundësinë e fermerëve për të pasur një treg për t’i shitur.

Po ashtu shefi i opozitës ka akuzuar qeverinë për rritje të kostove të prodhimit dhe ulje të importeve.
 
Ndërsa nga ana tjetër ka reaguar Ministria e Bujqësisë, e cila i ka cliësuar si të pavërteta akuzat e bëra nga Basha. Konkretisht, sipas këtij institucioni në ndryshim nga qeveria e djathtë, në vetëm një vit qeverisës, janë rritur eksportet dhe prodhimi vendasndërsa mohon rritjen e çmimit të karburantit dhe të plehrave.
 
Madje në komunikatën për shtyp, Ministria e fton kreun e opozitës, duke qenë se është njëherësh edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, që të vijë dhe të informohet pranë kësaj ministrie duke parë edhe afërsinë që këto dy institucione kanë,

Basha: Mos shkelni mbi djersën e fermerëve, po u kalben prodhimet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon qeverinë se nuk po mban premtimet e bëra për bujqësinë. Gjatë një takimi me fermerët e Pojanit, Zvezdës, Zëmblakut, e Tvoranit, në qarkun e Korçës; Basha është njohur me shqetësimet e tyre, ndërsa thotë se shqetësimi kryesor është mungesa e tregut për prodhimet e tyre. Sipas fermerëve të këtyre zonave, prodhimet bujqësore, si: patate, qepe, fasule, molle, etj; po u kalben nëpër magazina, ndërsa ankohen se çmimi i naftës, i plehrave, i farërave dhe i pesticideve janë rritur, kostot e prodhimit janë më të larta se kurrë, ndërsa fuqia blerëse ka rënë.
 
Ata shprehën shqetësimin për favorizimin që iu bëhet kompanive importuese të produkteve bujqësore. Në të gjithë qarkun e Korçës, theksuan ata, janë shpërndarë subvencione për katër personat te cilët merren me shitblerje toka.
 
"Të gjitha, dhe plehrat kimike dhe pesticidet janë rritur gati 15%. Premtuan që do të subvencionin prodhimin me skemat që bënë bujë por deri tani asnjeri s’ka marrë asgjë, unë kam 40 kuintal (fasule) gjendje në magazinë. Me çfarë te ardhurash do të mbjell unë për mot?”, shprehet një fermer.
 
Basha: Pse nuk shite këtë vit?
 
“Kanë futur nga jashtë”, thotë fermeri.
 
Nga Korça, Basha i ka bërë thirrje qeverisë të reflektojë pa humbur kohë, të mbajë premtimet që dha për bujqësinë.
 
“Njerëzve u ka ardhur laku në fyt,- tha zoti Basha, ndërsa qeveria ia doli që në një vit t’i kthejë fermerët 10 vite pas”. “Fermerët janë në krizë, bujqësia është para kolapsit”,- theksoi kryetari i opozitës. “Përgjegjësinë për naftën e ka qeveria, përgjegjësinë për çmimin e plehrave e ka qeveria, përgjegjësinë për importin që po bën kërdinë në mënyrë korruptive duke i lënë produktet tuaja të kalben në fushë, e ka qeveria. Përgjegjësitë e tyre do t’i mbajnë një për një. Shqiptarëve u ka ardhur laku në fyt dhe kjo qeveri nuk është më as socialiste, as liberale, por është qeveri oligarkike që mendon vetëm për veten e vet”, tha Basha.

basha me qytetaret

Ministria: Akuzat e pavërteta, Basha eja informohu
Ministria e Bujqësisë ka reaguar lidhur me akuzat e Kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha se qeveria nuk po mban premtimet dhe se ky sektor është drejt kolapsit.
 
Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Bujqësisë, i cilëson si të pavërteta akuzat e bëra nga kreu i opozitës. Madje konkretisht Ministria shprehet se prodhimi i mollës është 40% më i lartë krahasuar me një vit më parë si dhe janë 5-fishuar eksportet e këtij fruti. Në të njëjtën linjë sipas Ministrisë është edhe prodhimi i qepës. Po ashtu ky institucion mohon akuzat se është rritur çmimi i karburantit.
 
Ndër të tjera, Ministria e Bujqësisë, fton Bashën që të vijë të informohet për të dhënat më të fundit të këtij sektori dhe të mos hedhë akuza të pavërteta, duke parë sipas këtij institucioni afërsinë që Bashkia e kryeqytetit ka me këtë dikaster.
 
“Deklaratat e kreut te opozites per bujqesine ne Korce te paverteta. Ministria e Bujqesise: Prodhimi i molles 40% me shume se nje vit me pare. Eksportet e molles 5 here me shume se vjet. Është rritur prodhimi dhe eksporti i qepes. Nuk ka rritje cmimi te karburantit dhe plehrave. Meqënëse Bashkia është vetëm 50 metra larg nga Ministria e Bujqësisë, e ftojmë të vijë ta informojmë nga afër.” thuhet në komunikatën për shtyp.

Redaksia Online
(e.c/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja