Basha: Cani u shkarkua se s'pranoi
të firmosë koncensionin e TVSH-së

Basha: Cani u shkarkua se s'pranoi<br />të firmosë koncensionin e TVSH-së
Kryedemokrati Basha tha sot gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike se shkarkimi i ministrit Cani është thjesht se su bind të frmoste koncensionin për TVSH. Basha tha gjithashtu se emërimi i Arben Ahmetaj në krye të Ministrisë së Financave është një luftë e re që qeveria po i shpall opozitës dhe gjithë shqiptarëve.

"Emërimi i Arben Ahmetaj është lufta e re që Rama i shpall opozitës , PD dhe gjithë shqiptarëve. Kështu e lexojnë njerëzit, kështu e lexojnë miqtë dhe partnerët karshillëkun e tij të hapur.  Ne do ti përgjigjemi do të përballemi në Kuvend me këtë emërim korruptiv. Do të vazhdojmë betjenë ligjore kundër zhvatjes së qytetarëve"

Në fjalën e tij Basha nuk la pa komentuar edhe vizitën e sekretarit Kerry në Tiranë, duke kërkuar angazhimin e SHBA-ve për zgjedhje të lira e të ndershme madje ka shtuar se në fokus të bisedës së tij më Kerryn kanë qënë Dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e lira.

“Dekriminalizimi, parakusht që çdo reformë tjetër të ecë përpara, kusht i çdo kushti për legjitimin e hapave të mëtejshëm që Shqipëria duhet të hedhë si për reformën në drejtësi, cështjen e zgjedhjeve të lira. Së dyti, reforma në drejtësi, ku PD ka një qëndrim të qartë atë të mbështetjes pa kushte të një drejtësie të reformuar të pakapur politikisht që lufton korrupsionin në nivele të larta, përfshi korrupsionin në gjirin e saj. Reformë gjithëpërfshirëse me konsesus. Çështja e tretë, zgjedhjet e lira e të ndershme. Kërkova angazhimin e SHBA për të zgjidhur këtë problem ekzistencial dhe ju konfirmoj se nga sekretari Kerry mora konfirmimin e mbështetjes totale për të kapërcyer këtë sfidë të madhe, zgjedhje të lira e të ndershme”, tha z. Basha. 

Por Rama, tha Basha, po shpërfill mesazhet e Kerry duke promovuar “Arben Ndokën, dhe duke dalë në krahë të Elvis Roshit”.

Fjala e Lulzim Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat