Basha: Çmimi i naftës u ul 40% në
botë, por në Shqipëri fare...protesta

Basha: Çmimi i naftës u ul 40% në<br />botë, por në Shqipëri fare...protesta
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar akuzat e qeverisë, për gjendjen ekonomike të vendit. Në një dalje për mediat, Basha ka akuzuar qeverinë për çmimin e hidrokarbureve, dhe konkretisht për naftën, ku siç u shpreh kreu i PD, ulja me 40% e çmimit të saj në të gjithë botën, nuk është reflektuar në tregun shqiptar.

E gjitha kjo sipas Bashës për shkak të dyshes së oligarkëve Rama-Meta, të cilët kanë ngritur një aferë korruptive për ta dhe klientët e tyre. Sipas Bashës, jo vetëm që nuk është reflektuar ulja e çmimit të naftës në tregun shqiptar, por në vendin tonë ai ka kapur shifra rekord.

Për kreun e opozitës, zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë, është gjuha e protestës dhe e revoltës.

“Në të gjithë botën për më shumë se 3 muaj çmimi i naftës ka hyrë në spirale rënie. Sot nafta është 40% më e lirë se 3 muaj më parë. konsumatorët në botë po blejnë naftë më lirë, çka ndikon direkt në mirëqënien e tyre. ato po përfitojnë nga çmime të ulura. Kjo ka rritur fuqinë blerëse. Ka vetëm një vend në planet ku rënia 40% e çmimit të karburanteve nuk reflektohet në tregun e brendshëm. Ky vend është Shqipëria e dyshes oligarke Rama-Meta. Çmimi vijon si 3 muaj më parë, ndër më të lartët në botë. Dhe kur fuqia blerëse shqiptare është 3 herë më e vogël, atëherë çmimi i naftës në vendin tonë përbën rekord “Guiness”. Arsye për këtë është taksa dhe rritja e tyre, nga ana tjetër është kontrabanda e qeverisë dhe me klientët e saj që operojnë në fushën e prodhimit, tregtimit. Qeveria i lejon vetë ta blejnë 40% më lirë dhe ta shesin 40%  më shtrenjtë. Këto para nuk shkojnë për investime, për shkolla, për hapje vendesh pune, por thjesht vidhen nga ata që e komandojnë këtë treg. Ky është një skandal politik, ekonomik, skandal i përmasave gjigante korruptive. Ky megakorrupsion është ulur këmbëkryq me ardhjen e Rama-Meta. Ata qëndrojnë mbi xhepat dhe ekonominë e çdo shqiptari dhe po i varfërojnë çdo ditë. Shqipëria në këmbë, Shqipëria në protestë është zgjidhja e vetme.” tha Basha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë