Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka cilësuar daljen publike të Arben Ahmetajt me Elvis Rroshin si një skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit.
Sipas tij pavarësisht faktik që Rroshit i është hequr mandati pasi ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge ai mbetet i plotfuqishmi i Ramës.
"Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit. Dalja e tij krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit", shkruan Basha.
Kryedemokrati Basha vijon më tej duke thënë se kjo dalje Ahmetajt- Rroshi është një tregues shumë i thjeshtë që Rama po shkatërron procesin e dekriminalizimit dhe arsyeja kryesore, që sipas tij nuk do votimin dhe numërimin elektronik.
"Prandaj nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë", shprehet Basha.
Në fund të deklaratës së tij, Basha ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së PD më 18 shkurt me nismën " për t’i prerë rrugën krimit në politikë".
Kujtojmë që pasditen e djeshme, ish- kryebashkiaku i Kavajës ka prezantuar ministrin Ahmetaj si deputetin më të ri të këtij qyteti, edhe pse ky i fundit është treguar paksa më i rezervuar duke pohuar se është i deleguari i partisë në Rrogozhinë e Kavajë për përgatitjen e zgjedhjeve.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com