Basha-Daul: Qeveria antimafie
zgjidh problemet e Shqipërisë

Basha-Daul: Qeveria antimafie<br />zgjidh problemet e Shqipërisë<br>
Lulzim Basha u takua këtë të martë në Bruksel me kryetarin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, me të cilin bisedoi mbi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe vështirësitë që, sipas kreut të PD, po i krijohen vendit nga qeveria dhe lidhjet e saj  me krimin.

Sipas një njoftimi për shtyp nga selia blu, kreu i opozitës shprehu shqetësimin se, mbrojtja politike e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, mungesa e arrestimit të tre oficerëve të lartë të policisë të dyshuar për trafik droge dhe përpjekja për të emëruar një kryeprokuror me votat e PS janë veprime që pengojnë integrimin.

Gjithashtu, me presidentin Daul u bisedua edhe rreth shqetësimit të shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian në drejtim të hapave që vend ynë duhet të ndërmarrë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kushte këto të pashmangshme për integrimin europian të Shqipërisë.

Sa i takon këtij procesi, Basha theksoi se, interesi më i mirë i shqiptarëve është nisja e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por “kërcënimi dhe pengesa kryesore mbetet kriminalizimi i politikës dhe ekonomisë së vendit”, tha Basha.

Basha i bëri me dije Daul se, për zgjidhjen e kësaj situate opozita ka parashtruar krijimin e një qeverie antimafie, që sipas tij do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën dhe do të përgatisë një reformë të re zgjedhore që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Nga ana e tij, presidenti Daul i garantoi Bashës mbështetjen e plotë të PPE-së për Partinë Demokratike, si alternativë qeverisëse.

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital