Basha:Debat televiziv? Reforma
nuk zgjidhet me akrobacira politike

Basha:Debat televiziv? Reforma<br />nuk zgjidhet me akrobacira politike
Në një kohë kur kreu i Kuvendit Ilir Meta mban një konferencë për mediat dhe i bën thirrje palëve të bëhen bashkë për të miratuar kokë më kokë Reformën në drejtësi dy krerët e mazhorancës dhe opozitës replikojnë në rrjetet sociale

Pas ftesës që Rama i bëri Bashës për debat televiziv  kreu i Demokratëve ka reaguar në një njoftim për mediat ku shkruan se debat mund të bëjmë për gjendjen ekonomike dhe korrupsionin në vend ndërsa për Reformën shprehet ai duhet negociata dhe konsensus.

“Por Drejtesia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive. Kjo ceshtje kerkon konsensus e vullnet. Une dhe Partia Demokratike i kemi deshmuar te dyja keto cilesi e virtyte qe diten e pare, cilesi e virtyte qe kane munguar rendshem ne anen tuaj. 
Une nuk besoj se ju keni ndonje mandat per te folur ne emer te SHBA e BE, keto pune nuk zgjidhen me Bilalin. Por ti ke mandatin e pergjegjesine per tu bere pjese e zgjidhjes. “-tha Basha

Në reagimin e tij Basha i kërkon Ramës të caktojë negociatorët dhe t’u japë plotëfuqinë që të negociojnë.

“Edhe nje here, cakto negociatoret, jepu plotfuqine te negociojne zgjidhjen.  Mos u kap pas preteksteve e alibive. Ne kemi ofruar rolin me te gjere e me te fuqishem te nderkombetareve ne procesin e vettingut, duke ju permbajtur Venecias.  Pergjegjesite e tjera ju takojne shqiptareve dhe perfaqesusit e tyre legjitime duhet ta cojne ne fund e ta realizojne reformen ne drejtesi.”-shkruan Basha

Reagimi i plotë i Bashës
Debat? Ne cdo ore, ne cdo dite qe te deshirosh! Per taksat e larta, per arsimin dhe shendetesine ne dite te zeza, per ekonomine ne agoni, per varferimin dhe shpunesimin e shqiptareve, per pasigurine dhe pushtetin e bandave, per korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe per drejtesine, por sidomos per rruget e daljes nga kriza, qe PD i ka te hedhura ne alternativen e saj per cdo fushe. 

Por Drejtesia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive. Kjo ceshtje kerkon konsensus e vullnet. Une dhe Partia Demokratike i kemi deshmuar te dyja keto cilesi e virtyte qe diten e pare, cilesi e virtyte qe kane munguar rendshem ne anen tuaj. 
Une nuk besoj se ju keni ndonje mandat per te folur ne emer te SHBA e BE, keto pune nuk zgjidhen me Bilalin. Por ti ke mandatin e pergjegjesine per tu bere pjese e zgjidhjes.  Edhe nje here, cakto negociatoret, jepu plotfuqine te negociojne zgjidhjen. 
Mos u kap pas preteksteve e alibive. Ne kemi ofruar rolin me te gjere e me te fuqishem te nderkombetareve ne procesin e vettingut, duke ju permbajtur Venecias. 
Pergjegjesite e tjera ju takojne shqiptareve dhe perfaqesusit e tyre legjitime duhet ta cojne ne fund e ta realizojne reformen ne drejtesi.​

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)